Aktualitet 3 Prill 2018, 13:53

Bëri kërdinë me pronat, flet për herë të parë Fran Frrokaj

Shkruar nga Pamfleti
Bëri kërdinë me pronat, flet për herë të parë

Bëri kërdinë me pronat, flet për herë të parë Fran Frrokaj

Pas arrestimit për “shpërdorim detyre” dhe tjetërsimin e pronave në bregdetin e Shëngjinit, Kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj ka folur për herë të parë për mediat.

Frrokaj deklaroi se do vazhdojë të kërkojë drejtësi pasi nuk ka përgjegjësi në këtë çështje.

“Nuk do shprehem. Drejtësia do flasë përsëri. Do kërkojmë në shkallë të tjera dhe do shohim. Do arrijmë atë që mendoj do jetë më e drejta”, tha Frrokaj.

I pyetur nëse mendon që është një sulm politik ndaj tij, Frrokaj tha: “Nuk do shprehem në këtë drejtim. Unë them që të mbarojmë provat dhe në fund fare do nxjerrim konkluzionet.”

“Unë them se nuk kam asnjë lloj përgjegjësie. Do vazhdoj të kërkoj pafajësi. Vendimi është një hap përpara drejt lirisë, drejt drejtësisë. Por besoj që drejtësia e plotë do plotësohet në shkallë të tjera pasi të plotësohen hetimet për të cilat unë jam që të vazhdojnë”, vijoi Frrokaj.

Aktualitet Bëri kërdinë me pronat flet për herë të parë Fran Frrokaj