Bota17 Nëntor 2018, 08:39

Bëri “sherr” me Trump, gazetari fiton gjyqin dhe do të dalë sërish para presidentit

Shkruar nga Pamfleti
Bëri “sherr” me Trump, gazetari fiton gjyqin dhe do të

Bëri “sherr” me Trump, gazetari fiton gjyqin dhe do të dalë sërish para presidentit

Gazetari i CNN, Jim Acosta, i cili pati një përballje me Presidentin Trump, do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë. Vendimi u mor nga gjykatësi federal, Timothy Kelly, ndërsa CNN kishte hedhur në gjyq Shtëpinë e Bardhë.

 

Ata kërkonin kthimin e menjëhershëm të kredencialeve të shtypit për gazetarin, gjë që tashmë është realizuar. Kujtojmë se pak kohë më parë Trump u revoltua tej mase me gazetarin në lidhje me një pyetje që ai i bëri rreth emigrantëve në kufi me Meksikën.

 

Ai madje e quajti gazetarin si një “lajm të rremë”, duke i hequr edhe të drejtën e fjalës. Po me sa duket ai do të duhet të durojë Acostën, pasi gazetari do të jetë përballë Trump-it sërish.

Bota Donald Trump gazetari