Aktualitet 8 Qershor 2019, 21:20

Berisha, Basha dhe Monika “luajnë” me nervat e SHBA, tallen me heqjen e vizës

Shkruar nga Pamfleti

Berisha, Basha dhe Monika “luajnë” me nervat e SHBA, tallen me heqjen e vizës

Zyrtari i DASH kërcënoi me shpallje ‘non grata’ të liderëve të opozitës nëse ata dhunojnë institucionet apo zgjedhjet e 30 qershorit, ndërsa PD-LSI sfidojnë dhe tallen me SHBA, duke deklaruar se është populli ai që heq viza dhe vizën ia heq Ramës. Pavarësisht kërcënimit, ata kanë vendosur të “luajnë” me nervat e qeverisë amerikane, e cila ka hedhur miliona dollarë në Shqipëri si investim në sistemin e demokracisë, drejtësisë, të sigurisë dhe të Mbrojtjes, dhe është vërtetë e shqetësuar për situatën në vendin tonë. Palmer tha se “i kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar që të hyjnë në SHBA”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto ditët e fundit nuk kanë lënë rast pa paralajmëruar krerët e opozitës, me emër dhe mbiemër, që të heqin dorë nga dhuna.

Në fillim ka qënë ambasada e SHBA në Tiranë ajo që ka bërë thirrje jo vetëm ndaj qytetarëve të vet që të mos kalojnë në zonat e rrezikshme, pasi ka protesta të dhunshme, por dhe ndaj liderëve të opozitës, duke kërkuar që të protestojnë paqësisht dhe të mos prekin institucionet.

Pikërisht, sot,  në ditën e protestës, zyrtari i lartë i DASH Palmer ka qënë shumë konkret në kërcënimin e tij për të gjithë ata që promovojnë dhunën dhe kërkojnë të prishin zgjedhjet, se i pret shpallja “non grata” në SHBA.

Por me sa duket opozita i ka marrë “lehtë” kërcënimet e zyrtarit të lartë të qeverisë amerikane, teksa Basha në fillim ka nxjerrë numrin dy të PD Gazment Bardhin për të dhënë përgjigje se nuk janë ata që po nxisin dhunën.

Por kreu i opozitës nuk ka munguar të dalë sërish vetë dhe të bëjë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e së shtunës, me synimin për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

Pavarësisht kërcënimit, Basha ka vendosur të “luajë” me nervat e qeverisë amerikane, e cila ka hedhur miliona dollarë në Shqipëri si investim në sistemin e demokracisë, drejtësisë, të sigurisë dhe të Mbrojtjes, dhe është vërtetë e shqetësuar për situatën në vendin tonë.

“Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin”, bën thirrje Basha në prag të protestës së sotme.

“Të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të avdylajve, se populli ia ka hequr vizën! Asnjë hap pas!”, guxon dhe tallet Basha me deklaratën e zyrtarit të DASH Palmer, i cili paralajmëroi opozitën pikërisht sot me heqje vizash.

Në të njejtën linjë ka qënë dhe ish kryeministri Berisha, i cili për zullumet që ka bërë gjatë qeverisjes ka marrë më qafë tërë familjen, të cilës bashkë me të, i është hequr viza nga SHBA.

Berisha ka bërë thirrje në drejtim të militantëve të PD, përmes një postimi në rrjetin social. “Cunami super gjigand për votën e lirë po afron. Rama largohet i lemeritur nga Surreli drejt tuneleve te Krrabës me soj e sorollop. Kakistokracia po shkërrmoqet. Rama ik, ik, ik! Fitore”, kërcënon Berisha pak para protestës, duke nxitur turmat drejt institucioneve.

Nga ana tjetër dhe Monika ka nxjerrë Tit Vasilin e shpallur “non grata” në SHBA, i cili nis e tallet me deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan, teksa thotë se SHBA ia ka hequr vizën Ramës.

“Shyqyr që Amerika është kaq e qartë dhe është ajo që është dhe i vë emrin shkaktarit të vetëm të shkatërrimit të Shqipërisë dhe ky emer është Edi Rama”, bën ironi zëvendësi i Monikës, duke përsëritur fjalët e Palmer.

Zëvendës Ndihmës-Sekretar i Shtetit në SHBA Matthev Palmer deklaroi sot për mediat shqiptare se “nxitja e dhunës nga kushdo është një fyerje për popullin shqiptar e duhet dënuar nga të gjithë.

E kemi bërë të qartë kundërshtinë tonë ndaj dhunës si instrument politik. Pengimi i një procesi zgjedhor potencialisht përbën arsye për moskualifikim për të hyrë në Shtetet e Bashkuara”.

Ai ka nënvizuar përkushtimin e SHBA për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit si dhe për të promovuar llogaridhënie, transparencë dhe qeverisje të mirë.

Sipas Palmer “kjo përfshin përdorimin e autoriteteve të caktuara për sanksione për vizat kur të jetë me vend. I kemi paralajmëruar drejtuesit e opozitës të mos pengojnë procesin zgjedhor, çka siç e vërejta, mund të përbënte shkak për të mos u kualifikuar për të hyrë në SHBA.

Ditën e zgjedhjeve, ekipet tona të ambasadës do të vendosen në qendra votimi për monitorim zgjedhor. Kemi në plan të shqyrtojmë raporitmet për monitorimin zgjedhor të ekipeve tona si dhe ato të ODIHR”.

Por pavarësisht këtyre deklaratave, sipas të cilave krerëve të opozitës shqiptare i hiqet viza në rastin e përdorimit të dhunës në protestë dhe pengimit të zgjedhjeve vendore, Berisha, Basha dhe Monika sfidojnë SHBA, duke u tallur kur thonë se vetëm populli heq viza, dhe ai ia heq Ramës./Pamfleti

codramol
smile

Kryesore Basha dhe Monika “luajnë” me nervat e SHBA Berisha tallen me heqjen e vizës