Berisha dekonspiroi mikun e Bashës në Holandë, e arrestuan me 60 kg heroinë, përdori të njëjtën skemë si me Arben Frrokun në Belgjikë me “çiftelinë”

Trafikanti Amar Shkëmbi ka qënë pjesë e klanit të trafikut të heroinës që drejtohej nga Agron Kuliçi dhe me ngjitjen e Bashës në krye të PD, mendoi që të dilte më “vete” por pa shkëputur lidhjet me grupin “mëmë”. Kuliçi dekonspiroi lëvizjet e Shkëmbit në Holandë, arrestohet nga policia për trafik droge. Mediat afër Berishës nxituan të publikonin fotot e trafikantit të drogës me Bashën, shpërndanë lajmin se ka qënë financues i “çadrës”, PD e bashkëudhëtar në lëvizjet e kreut demokrat drejt Holandës. Eshtë dhe mik me Lul Berishën, duke bërë që goditja e Berishës ndaj Lulit të jetë e rëndë

Lufta për pushtet brenda Partisë Demokratike nuk po rresht, tashmë që dhe ish kryeministrit Sali Berisha është rikthyer me kohë në plotë në drejtimin e kësaj partie.

Duke shfrytëzuar për hir të së vërtetës “valencën” e tij politike, por dhe përgjumjen e kreut zyrtar të PD Lulzim Basha, lideri historik i kësaj partie Sali Berisha po merr hap pas hapi drejtimin e kupolës së PD, aq sa tashmë të gjithë i binden atij në mënyrë absolute.

Njëherësh, Berisha teksa zotëron një informacion të detajuar sidomos për lëvizjet e grupeve kriminale dhe të trafikut të drogës që kanë qënë dikur pjesë e klientelës së njerëzve më të besuar të tij, ka vendosur të godasë Bashën në pikën më të dobët, lidhjen me kriminelët e trafikantët.

Rasti më konkret ka qënë ai i trafikantit të drogës Amar Shkëmbi, i cili u arrestua në Belgjikë me 60 kilogramë drogë heroinë që kishte në posedim, ku burimi i dekonspirimit të lëvizjeve të tij kanë qënë pikërisht mbështetësit e Sali Berishës.

Trafikanti Amar Shkëmbi ka qënë pjesë e klanit të trafikut të heroinës që drejtohej nga Agron Kuliçi dhe me ngjitjen e Lulzim Bashës në krye të PD, mendoi që të dilte më “vete” por pa shkëputur lidhjet me grupin “mëmë” të trafikut të drogërave të rënda.

Lëvizjet e shpeshta nga Holanda në Shqipëri dhe anasjelltas, takimet në selinë e PD e rrugëtimet e përbashkëta me kreun aktual të PD Lulzim Basha, i kanë sjellë Berishës “zogun” në dorë për të goditur të emëruarin e tij në krye të demokratëve.

Skenari ka qënë i njejtë me atë të dekonspirimit të lëvizjeve të Arben Frrokut të akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, i cili u arrestua kohë më parë në Belgjikë dhe qëndron atje nën arrest në pritje të ekstradimit ose gjykimit në atë vend.

Ishte Nikolin Thana, pjesëtari i grupit “çiftelia” dhe ish zyrtar i lartë i Policisë së Shtetit nën qeverisjen e Berishës ai që i tregoi Berishës vendndodhjen e Arben Frrokut dhe vetëm disa ditë më vonë organet ligjzbatuese belge e prangosën vëllain e ish deputetit Mark Frroku.

Pikërisht një anëtar tjetër i grupit “çiftelia”, kreu i këtij grupi më saktë, ish Zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe ish truprojë e Berishës, Agron Kuliçi dekonspiroi lëvizjet e Amar Shkëmbit në Holandë, i cili ra në këtë mënyrë në duart e policisë për trafik droge.

Dhe autoritetet holandeze pa u mëdyshur fare e kanë arrestuar Amar Shkëmbin, i cili në Shqipëri njihet edhe si miku i ngushtë i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Operacioni është finalizuar në Amsterdam me arrestimin e Shkëmbit, të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 60 kg heroinë, thuhet në njoftimin e policisë holandeze.

Portalet afër Berishës nxituan menjëherë të bënin publike fotot e trafikantit të heroinës Amar Shkëmbi me kreun e PD Lulzim Basha, duke e kopsitur goditjen ndaj liderit të PD dhe duke i hequr të drejtën që të flasë për luftë kundër krimit dhe trafikut të drogës.

Pasi Shkëmbi rezulton të ketë miqësi të ngushtë me liderin e opozitës, Lulzim Basha, si edhe është një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Lulzim Berishës, një ndër emrat më të spikatur që kanë probleme me drejtësinë.

Skenari është i saktë nga ana e Berishës, pasi trafikanti i drogës Amar Shkëmbi është një bashkë-shtetas shqiptaro-holandez i Bashës dhe mik i familjes së tij në Holandë, si dhe një “vizitor” dhe financues aktiv i PD në Tiranë.

Shkëmbi është një nga mbështetësit e financuesit e fortë të “çadrës” së Bashës në pranverë të vitit 2017, e ngritur me akuzën ndaj Ramës se përmes trafikantëve të drogës kërkon të blejë votat e shqiptarëve.

Historia e saj dihet tashmë, por ajo që ka mbetur është fakti se Basha financohej nga një trafikant droge për të luftuar “trafikun e drogës” që do blente vota për Ramën.

Por duke qënë se në dosjen e trafikantit të prangosur, Amar Shkëmbi thuhet se është mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë dhe me Lulzim Berishën, të cilin kreu i PD, e ka cilësuar si mik të Vangjush Dakos, situata vështirësohet për Bashën.

Ndaj është e komplikuar situata dhe mjeshtri i kulisave Berisha po godet rëndë Bashën, duke tentuar rrëzimin e tij nga kreu i PD./Pamfleti

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti