Sport27 Korrik 2018, 13:34

Berisha fiton gjyqin, pritet vetëm prezantimi te Tirana

Shkruar nga Pamfleti
Berisha fiton gjyqin, pritet vetëm prezantimi te Tirana

Berisha fiton gjyqin, pritet vetëm prezantimi te Tirana

Sedat Berisha, 28-vjeçari që sezonin e kaluar e mbylli te Vllaznia, ka fituar gjyqin ndaj ekipit kuqeblu. Shkupjani i cili ishte ende nën kontratë me shkodranët, kishte vendosur të prishte marrëveshjen me Vllazninë, gjë që nuk u pranua nga klubi që këtë sezon e sheh veten në Kategorinë e Parë.

Duke parë dhe “lëmshin” që u krijua, 28-vjeçari iu drejtua gjykatës e cila i dha të drejtë qendërmbrojtësit. FSHF i dha të drejtën për të marrë kartonin e tij dhe brenda kësaj jave pritet zyrtarizimi te Tirana, klub me të cilin Berisha kishte një marrëveshje paraprake.

Lojtari 28-vjeçar do të firmosë kontratën që do ta mbajë të lidhur me bardheblutë për 1 vit e më pas do të fillojë stërvitjen me ekipin e ri. Transferimi i Berishës kompleton repartin e mbrojtjes së Tiranës, pas transferimeve të Imamit dhe Atinga.

Sport