Aktualitet 1 Qershor 2018, 19:18

Berisha në paranojë për paratë e Argitës, sulmon Lindita Nikollën për kartat e identitetit. I frikësuar se përmes tyre

Shkruar nga Pamfleti
Berisha në paranojë për paratë e Argitës, sulmon

Berisha në paranojë për paratë e Argitës, sulmon Lindita Nikollën për kartat e identitetit. I frikësuar se përmes tyre shkojnë te pasuria e vjedhur

Sali Berisha asnjëherë nuk bën deklarata të pa llogaritura me mendjen e tij më parë, pa pasur ndonjë interes për të dhe që në thelb paraqesin frikë.

 

Ndonëse shihet qartë se është një paranojë e fortë dhe e kotë e ish kryeministrit Sali Berisha, ndodh gjithnjë për të gjithë ata që kanë qënë në krye të vendit dhe kanë kryer krime, ai nuk ka munguar të shfaqë dhe rishfaqë shqetësimin për kartat e identitetit që sipas tij ka kërkuar ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nga fëmijët e shkollave.

 

Që në krye të herës duhet të nënvizojmë faktin se Sali Berishës nuk i kërcet fare jo vetëm për fëmijët e shkollave por as për për fëmijët në përgjithësi, përjashtuar fëmijët e tij Argita Malltezi Berisha dhe Shkelzen Berisha.

 

Kjo duhet nënvizuar që në krye të herës për të treguar se pas asaj që ka bërë në Gërdec ku u vranë dhe fëmijë nga shpërthimi shtetëror i municioneve të të birit Shkelzen dhe nuk ka gjetur asnjëherë kurajon të kërkojë falje, Sali Berishës nuk mund t’i kërkohet kaq shumë që të ketë kujdes dhe dhembshuri për fëmijët jashtë trungut të tij familjar.

 

Atëherë pse Berisha e ka shfaqur shqetësim për kërkesën e ministrisë së Arsimit që të dorëzojnë tek mësuesit kopjen e kartës së identitetit.

 

Pavarësisht kjo nuk përbën sekret dhe për çdo dokument të thjeshtë që të marrësh, në administratë, zyrat e shtetit apo dhe nëpër bankat dhe institucionet private, puna e parë që bën është fotokopjimi i kartës së identitetit të cilën e depoziton bashkë me dokumentet e tjera aty.

 

Sali Berisha ka bërë aq shumë krime dhe aq shumë vjedhje sa është në paranojë të tmerrshme, sa i duket sikur nga çdo element apo veprim i kësaj qeverie i vjen e keqja atij dhe familjes së tij biologjike.

 

Mendja gjithnjë i rri tek paratë që ka vjedhur, pasuritë e patundshme që ka vënë ai për vete dhe në emër të familjes së tij, vajzës Argita Berisha Malltezi dhe djalit Shkelzen.

 

Dhe këtë e manifeston më së miri për vetë faktin se fëmijët e Argitës janë në shkolla në Shqipëri, dhe adoleshentë, ndaj deklarohet përditë për kartat e identitetit.

 

Berisha është zhytur thellë në paranojën e tij, ndonëse i ka nipërit e mbesat në shkolla private dhe shtetërore, udhëzimi i Ministrisë së Arsimit është për të gjitha shkollat publike e jopublike.

 

Hallin e ka tek pasuria dhe këtë e nënvizon dhe në një mesazh të “qytetarit dixhital”, i cili është mesazh i vetë ish kryeministrit, pasi pasqyron pikërisht shqetësimin paranojak të Berishës ditë pas dite për kartat e identitetit, një fiksim i tij se do t’i marrin lekët.

 

Ai ka publikuar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon ministren e Arsimit se po detyron prindërit që të dorëzojnë të dhënat personale.

Ndërkohë, vetë Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të dorëzojnë kartat e identitetit, pasi sipas tij ato mund të bien në duart e mafies shtetërore.

 

Ndërsa, qytetari shkruan se prindërve të disa fëmijëve në Korçë u është kërkuar fotokopja e kartave, me pretendimin se duheshin për një ekskursion, Berisha mendjen e ka në Tiranë.

 

“Ndrikull Vila vazhdon mbledhjen e detyruar te kartave te identitetit te prinderve!

Te dashur miq, duke ju bere thirrje qytetareve te mos dorezojne ne duart e mafies shteterore kartat e identitetit pasi ato mund te perdoren nga kjo mafie per te kontrolluar dhe futur duart ne voten, pasurite tuaja te patundshme dhe deri tek llogarite bankare, ju ftoj te lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! Sb.

 

“Doktor pershendetje! Ne qarkun e Korçes vazhdon akoma edhe sot pas denoncimit tuaj publik fotokopjimi i kartave te identitetit te prinderve per lejet e femijeve per te shkuar ne ekskursion! Ju lutem anonim”, poston Berisha paranojën e tij përmes një “mesazhi” të qytetarit dixhital.

 

Berisha vë theksin pikërisht tek futja e duarve në pasuritë e patundshme, llogaritë bankare dhe shton për ta modifikuar edhe votat, duke akuzuar se është mafia qeveritare që e bën këtë punë për të marrë pasuritë e qytetarëve.

 

E vërteta e kulluar është se këtë element për pasuritë dhe llogaritë bankare Berisha ka nisur ta artikulojë pas deklaratës së ish ministrit të LSI Ylli Manjani se ambasada e SHBA i ka numrat e llogarisë së parave dhe pasurive të deputetëve dhe ish deputetëve në bankat e huaja dhe ka bërë shantazh për votën pro reformës në drejtësi në korrik të vitit 2016.

 

Menjëherë pas kësaj deklarate ka filluar Berisha të shfaqë paranojën e tij për kërkesën se Nikollës që nxenësit të dorëzojnë kartën e identitetit tek mësuesit.

 

Berisha ka frikë të pajustifikuar se i marrin paratë e Argitës, të cilat janë të bollshme për hir të së vërtetës që nga Porto Romano, fabrika e çimentos në Fushë-Krujë(e reja), resorti turistik në Gjinaj-Elbasan, toka në bregdet dhe resorte turistike në emër të burrit Jamarbër dhe para të depozituara në bankat vendase dhe të huaja.

 

Paranoja e Berishës arrin deri aty sa të ngrejë alarmin se përmes kartave të identitetit të dorëzuar nga fëmijët, qeveria mund të arrijë tek paratë.

 

Do të ishte mirë sikur të ndodhte kjo, me të gjithë mënyrat në fakt, që paratë e vjedhura të ktheheshin në arkën e shtetit, por nuk besojmë se bëhet me kartat e idenditetit.

 

Ti merreshin pasuritë e paligjshme jo vetëm Berishës dhe familjes së tij por dhe Ramës e familjes së tij, Metës dhe familjes së tij dhe gjithë pushtetarëve që kanë abuzuar me paratë e qytetarëve./Pamfleti

 

Kryesore Berisha në paranojë për paratë e Argitës I frikësuar se përmes tyre shkojnë te pasuria e vjedhur sulmon Lindita Nikollën për kartat e identitetit