Aktualitet19 Maj 2019, 09:20

Berisha pranon se vodhi 150 milionë euro për rrugën Tiranë-Elbasan, gafa që zbuloi skandalin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha pranon se vodhi 150 milionë euro për rrugën

Berisha pranon se vodhi 150 milionë euro për rrugën Tiranë-Elbasan, gafa që zbuloi skandalin

Teksa është kthyer në “vendin e krimit” pasi është një rrugë e nisur dhe që duhej të ishte bitisur nga vetë Sali Berisha në kohën e qeverisjes së tij, ish-Kryeministri ka nisur “vallen” e shifrave të shpenzuara për këtë segment rrugor. Sipas Berishës, rruga Tiranë-Elbasan ka kushtuar 425 milionë euro nga 225 milionë euro që ishte sipas kontratës së firmosur që në fillim nga qeveria e PD. Rama në 6 vite qeverisje për këtë rrugë ka dhënë 51 milionë euro, 35 milionë ia dha Metës për ta futur në zgjedhje më 2017 dhe 16 milionë euro i dha një vit më parë për vete. Ndërsa Berisha dha mbi 374 milionë euro për Tiranë-Elbasan, që krahasuar me 225 milionë eurot e fiksuara në kontratë, janë 150 milionë euro më shumë, të cilat kanë përfunduar në xhepat e thellë të ish-Kryeministrit. Gafa e Berishës me shifrat zbuloi skandalin e madh, ndërkohë që shpresojmë se SPAK do ta marrë në dorë dhe këtë vjedhje

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka ngritur zërin lidhur me zgjatjen pafund të punimeve në autostradën Tiranë-Elbasan, por duke e përcaktuar pengesën në aksin Ibë-Farkë.

Teksa është kthyer në “vendin e krimit” pasi është një rrugë e nisur dhe që duhej të ishte bitisur nga vetë Sali Berisha në kohën e qeverisjes së tij, ish-Kryeministri ka nisur “vallen” e shifrave të shpenzuara për këtë segment rrugor.

Dhe me këtë lojë shifrash, Berisha që nuk gabon kurrë, papritur ka bërë një gafë të fortë, duke zbuluar sa miliona euro ka vjedhur qeveria e tij nga kjo rrugë.

Kuptohet ka evidentuar dhe vjedhjen e qeverisë së Ramës, por që është tre herë më e vogël se ajo e Berishës, 80 përqind të së cilës sërish e ka marrë ortaku Ilir Meta.

Sipas Berishës, rruga Tiranë-Elbasan deri më tani ka kushtuar 425 milionë euro nga 225 milionë euro sipas kontratës që ishte firmosur në fillim nga qeveria “Berisha”.

Por pikërisht këtu fillon përllogaritja matematike, e cila është një shkencë ekzakte dhe nuk është punë “qytetari dixhital” që mund të marrë ndonjë foto parcele kanabisi në Amerikën Latine apo Holandë dhe ta paraqesë sikur është bërë në Tepelenë apo Fushë Krujë

Kështu, qeveria e Edi Ramës ka dhënë dy këste për këtë rrugë në 6 vitet e qeverisjes së tij, katër vite në koalicion me Ilir Metën dhe për dy vitet e mandatit të dytë, i vetëm.

Në prill të vitit 2017, për të futur Metën në zgjedhje, Rama dha një fond prej 35 milionë eurosh për segmentin rrugor Tiranë-Elbasan përmes ish-ministrit të Transporteve Sokol Dervishaj.

Meta që për lekë vret babën, mori 35 milionë eurot dhe i përdori për blerjen e votave në fushatën elektorale të 25 qershorit, duke marrë plot 19 deputetë.

Fondin e dytë për këtë segment rrugor Rama e ka dhënë në tetor të vitit të kaluar dhe ai ishte në shumën e 16 milionë eurove, para që mesa duket i mori për vete të gjitha.

Pra Rama ka dhënë gjithsej në qeverisjen e tij plot 51 milionë euro për Tiranë-Elbasan, 35 milionë euro prej të cilave i “gëlltiti” ortaku i Berishës, “malësori skraparli” Ilir Meta.

Dhe duke vijuar me llogaritë matematike, duke zbritur nga shuma kryesore prej 425 milionë eurosh të deklaruara nga Berisha se janë shpenzuar për Tiranë-Elbasan, 51 milionë eurot që ka dhënë Rama në qeverisjen e tij, i bie që Berisha ka hedhur për këtë rrugë mbi 374 milionë euro.

Duke vijuar sërish me përllogaritjen matematike, nga kjo shumë e shpenzuar në kohën e Berishës prej afro 375 milionë eurosh, zbresim shumën prej 225 milionë eurosh të përcaktuar nga vetë Berisha në kontratë, diferenca që është zhdukur është 150 milionë euro.

Kjo gafë e Berishës për të akuzuar Ramën se ka vjedhur paratë e rrugës Tiranë-Elbasan, mbi shumën e kontratës prej 225 milionë eurosh, ka zbuluar një skandal të vërtetë: Edi Rama bashkë me Ilir Metën kanë përvetësuar 51 milionë euro, ndërsa vetë Berisha plot 150 milionë euro.

“Miq, në 6 vite nuk përfundoi dot 8 km të segmentit Ibë-Farkë të autostradës Tiranë– Elbasan, ndonëse me vjedhje vetëm për këto 8 km, çmimi i autostradës kaloi nga 255 milionë euro, me të cilin ishte firmosur kontrata, në 425 milionë euro.

Pra në rast se 1 km në tunelin e Krrabës u ndërtua me 14 milionë euro km, për një km në segmentin Ibë-Farkë janë shpenzuar vetëm shtesë kontratë 21 euro mbi 21 milionë euro.

Ky segment duhet të përfundonte brenda vitit 2013, por përfundimi i tij është njoftuar dhe shtyrë 6 herë, gjithnjë për të vjedhur sa më shumë”, shkruan Berisha në rrjetin social.

Që kanë vjedhur të dyja palët, këtë nuk e mohon askush, dhe rruga Tiranë-Elbasan po “gëlltit” miliona euro, pasi e ka të keqen që në projekt, i bërë në mënyrë skandaloze, pa asnjë studim gjeodezik për të parë lëvizjen e tokës.

Por deri më tani ka qënë kjo gafë e Berishës që zbulon skandalin e tij, dhe të Ramës, ndërkohë që shpresojmë se SPAK do ta marrë në dorë dhe këtë vjedhje masive./Pamfleti/

Kryesore Berisha pranon se vodhi 150 milionë euro për rrugën Tiranë-Elbasan gafa që zbuloi skandalin