Aktualitet11 Shtator 2018, 19:26

Berisha premtoi “Shqipërinë, superfuqi energjetike” , si pastroi paratë e trafikut të drogës dhe krimit me 350 koncesio

Shkruar nga Pamfleti
Berisha premtoi “Shqipërinë, superfuqi energjetike” , si

Berisha premtoi “Shqipërinë, superfuqi energjetike” , si pastroi paratë e trafikut të drogës dhe krimit me 350 koncesionet e dështuara për HEC-cet

Skema e “futjes” në punë të parave të pista dhe të krimit, përmes blerjes nga sekserët e qeverisë të lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve, dhe funksionimin  e “lavatriçes” së parave që i dërgonte ato të pastra në bankat e huaja, duke deklaruar se kanë biznes energjie në Shqipëri. Sa përfituan Berisha dhe familja e tij biologjike dhe politike nga ky skenar

Sali Berisha që në fillimin e qeverisjes së tij, ka deklaruar se do ta kthente Shqipërinë në një superfuqi energjetike, dhe këtë e pasoi me dhënien pafund të koncesioneve për ndërtimin e hiddrocetraleve, 90 përqind të të cilëve nuk u ndërtuan kurrë.

Por teksa shtonte intensitetin e premtimit për Shqipërinë, superfuqi energjetike, shpëtuam për pak nga ndërtimi i një TEC-i me qymyr në bregdetin e Durrësit, teknologji që vendet e BE nuk e pranonin dhe që do zhvendosej nga Pulia në Shqipëri.

Pas kësaj, Berisha iu “dorëzua” dhënies me koncesion të HEC-eve, të cilët kishin mbi 350 të tillë, sipas shifrave zyrtare.

Në një mbledhje qeverie në vitin 2012, ish kryeministri Sali Berisha kishte njoftuar miratimin e ligjit për shfrytëzimin e integruar të ujërave.

“Në këtë mbledhje miratojmë ndërtimin nga sektori privat i dy hidrocentraleve në lumin Osum. Potencialet energjetike të Shqipërisë po rriten çdo ditë e më shumë. Nga marsi i vitit 2007, deri më sot janë ndërtuar rreth 72 hidrocentrale.

Në sektorin privat METE ka firmosur mbi 117 kontrata për ndërtimin e 330 HEC-ve. Vetëm ato që janë ndërtuar apo në ndërtim kanë një kapacitet 1400 megavat kundrejt 1200 megavat që është kapaciteti aktual.

Në një hark kohor 5 vjeçar janë ndërtuar kapacitetet energjetike, 20% më shumë se ato që janë ndërtuar në kohërat më parë. Vitin një vjen nis kaskada e Devollit me 1 miliard euro investim. Nisma Shqipëria e vogël energjetike në rajon po bëhet çdo ditë e më shumë realitet” tha Berisha në atë mbledhje.

Pra e pranon dhe vetë ish kryeministri, që në kuadër të ëndrrës së kthimit të Shqipërisë në një superfuqi energjetike janë dhënë mbi 300 leje për ndërtimin me koncension të HEC-eve.

Një gjë të tillë e ka pranuar pas fitores së PS dhe ministri ministri i Ekonomisë së asaj kohe Arben Ahmetaj, por ai njoftoi dështimin e 300 koncesioneve për HEC-e në të gjithë vendin.

Sipas tij, mungesa e projekteve, mosgjetja e financimit dhe korrupsioni janë motivet e dështimit. Bashkë me HEC-et dështoi termocentrali i Vlorës dhe projekti i një parku eolik në Karaburun.

“Tani, nëse janë 353 koncesione dhe vetëm 53 kanë funksionuar, 300 të tjera janë abuzive. Ato koncesione kanë dështuar për dy arsye kryesore”, deklaroi në atë kohë Ahmetaj, duke nënvizuar se Berisha kishte deklaruar dënien e 443 HEC-e me koncesion.

Dhe duket se përtej premtimeve të mëdha dhe letrave, shumica e koncesioneve dështonin sepse nuk siguronin dot financime, por dhe sepse dështoheshin me një qëllim të caktuar, pra për qëllimin që ishin blerë: pastrimin e parave të krimit.

“E para është që kanë ardhur jo me projekt, por kanë abuzuar të drejtën korruptive të kontaktit me administratën e lartë dhe me drejtuesit e ministrive.

E dyta është që nuk kanë pasur financime. T’i japësh koncesion dikujt pa mbështetje financiare, ky është abuzivitet, korrupsion”, është shprehur publikisht Ahmetaj në atë kohë.

Njëherësh dikush papritur mund të ngrihej dhe të pajisej me tri fletë, me tri copa letre dhe ta quante propozim të pakërkuar, duke nisur që këtu abuzimi. Ndërkohë që një pjesë e mirë e licencave janë fituar dhe më pas shitur kompanive të tjera pa përfillur në mjaft raste rregullat e kontratave.

Nga ana tjetër shumë prej tyre janë me gjasë të papërfillshëm ekonomikisht, për shkak të sasive të energjisë që mund të prodhojnë. Pikërisht këtu fillonte abuzimi. Pasi fitohej leja për ndërtimin e një HEC, sekseri i qeverisë që e merrte këtë licencë e shiste menjëherë tek dikush që kishte para, pavarësisht se nga vinte burimi i këtyre parave.

Personi që e blinte këtë HEC pastronte miliona euro dhe dollarë, duke i dërguar të pastra ato nëpër bankat e huaja, ndërkohë që deklaronte se kishte një biznes në Shqipëri që “prodhonte” para, pa hedhur asnjë investim në realitet.

Biznesi i energjisë së pastër quhet fitimprurës.

Përmes kësaj skeme, paratë e trafikut të drogërave të forta dhe kanabisit, të krimit dhe të trafiqeve të tjera, shtuar dhe të abuzimit me pushtetin janë pastruar nga qeveria Berisha në tetë vite me radhë, përmes koncensioneve fiktive të ndërtimit të HEC-eve. Këtë e verteton dhe faktin se nën qeverinë Berisha janë dhënë 353 leje për ndërtimin e HEC-eve dhe vetëm 53 të tilla janë realizuar.

Ndërkohë që sipas këtij skenari, ka përfituar miliona euro e dollarë dhe familja biologjike dhe politike e Berishës, që ishte dhe maja e “zinxhirit” përfitues të pastrimit të parave të pista përmes lejeve për ndërtimin me koncension të HEC-eve./Pamfleti

Dossier Berisha premtoi “Shqipërinë si pastroi paratë e trafikut të drogës dhe krimit me 350 koncesionet e dështuara për HEC-cet superfuqi energjetike”