Berisha-Rama-Meta si Ramiz Alia në ’90, dënimi i Gruevskit paralajmëron fundin e politikës së Tiranës siç solli pushkatimi i Çausheskut rënien e regjimit komunist

Berisha-Rama-Meta si Ramiz Alia në ’90, dënimi i Gruevskit paralajmëron fundin e politikës së Tiranës siç solli pushkatimi i Çausheskut rënien e regjimit komunist

Fryn era e dytë e përmbysjeve në Ballkan pas 30 vitesh, pas arrestimit të kryeministrave të Kroacisë dhe Maqedonisë pritet rënia e kryeministrave shqiptarë, 30 vite më parë ekzekutimi i Çausheskut në Rumani solli rrëzimin e Ramiz Alisë, sërish në lojë është Perëndimi që kërkon çlirimin e popujve të Ballkanit nga korrupsioni dhe oligarkët

Dënimi dhe arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski, një prej sundimtarëve më negativë dhe abuzues në Ballkan, ka tronditur dhe zverdhur kupolën politike mafioze të Tiranës, ashtu siç tronditi 30 vite më parë regjimin komunist pushkatimi i ish-diktatorit të Rumanisë Nikolai Çaushesku. Sali Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë në të njëjtat pozita siç ishte Ramiz Alia në vitin 1990. Përmbysja e tyre ka nisur.

Tre dekada më parë, Perëndimi dhe forcat e brendshme, rrëzuan një nga një regjimet gjakatare në Ballkanin Perëndimor, të cilat kishin mbijetuar për disa dekada falë lojës së fuqive të mëdha, hijes së influencës së Rusisë, varfërisë ekstreme të popujve, dhunës masive dhe izolimit total. Aty ku pati rezistencë, përmbysja erdhi me forcë, ndërsa në vende të tjera, përfshirë edhe Shqipërinë, regjimi ndihmoi rënien e vet, duke u kamufluar në pushtetin e ri.

Nga hiri i regjimeve komuniste lindi një klasë e re sunduese, ku komunistët e konvertuar në demokratë brenda natës, kontrolluan sërish politikën dhe ekonominë. Shembull për këtë janë Sali Berisha dhe Edi Rama, i pari i besuari i Byrosë Politike, ndërsa i dyti, pinjoll i Bllokut. Kjo klasë politike shumë shpejt u kthye në një strukturë mafioze, duke i sjellë një dëm Shqipërisë dhe shqiptarëve po aq sa edhe regjimi komunist, vetëm se tani nuk kishte pushkatime, internime dhe ndalim të lirisë së fjalës.

Për 3 dekada më radhë, klasa politike e Tiranës, edhe pse formalisht e ndarë në disa parti, ka funksionuar dhe vepron si një e vetme, me qëllimin e vetëm vijimin e sundimit të Shqipërisë për të vjedhur dhe përdorimin e pasurisë së vjedhur për të garantuar sundimin. Kjo klasë kriminale politike, për 30 vite më radhë, ka kapur ekonominë, drejtësinë, mediat, institucionet, pushtetin vendor, kontrollon trafiqet, drogën, prostitucionin dhe krimin e organizuar. Ky lloj sundimi i ri, ka sjellë largimin e 40 % të popullsisë nga vendi, kthimin e Shqipërisë në vendin me qeveritë më të korruptuara në planet, kthimin e vendit në vendburimin kryesor për trafikun dhe furnizimin e Evropës me drogë dhe femra të trafikuara, rrënimin e ekonomisë, lulëzimin e korrupsionit dhe pastrimit të parave, shkatërrimin e bujqësisë, pyjeve, lumenjve, ajrit dhe gjithçkaje. Të gjitha këto janë të vërtetuara nga institucionet ndërkombëtare.

Si çdo dinasti e së keqes, edhe kjo klasë antikombëtare politike, duket se e ka një fund. 30 vite pas rënies së regjimeve komuniste, sërish Perëndimi, në bashkëpunim me njerëz të brendshëm që e duan vendin e tyre, po punojnë për përmbysjen e kësaj klase politike dhe dërgimin e saj para hekurave.

Sinjali i parë ka ardhur nga Kroacia, ku ish-kryeministri Sanader po dënohet disa herë më burg për korrupsion, më pas lëvizja vijoi në Rumani ku një elitë politike është përmbysur, ndërsa populli po lufton edhe për rrëzimin e qeverisë aktuale, e cila po kërkon imunitet përballë drejtësisë.

Sinjali i fundit, që ka përvëluar politikën e Tiranës, vjen nga Maqedonia, ku është dënuar me burg Nikola Gruevski, për shpërdorime. Gruevski u dënua më dy vjet për korrupsion, ndërsa i janë hapur disa çështje të tjera. Para vendimit përfundimtar, ish-kryeministri u arratis nga Maqedonia dhe përmes Shqipërisë u largua në Hungari, ku kërkoi strehim. Amerikanët i dhanë ultimatum Hungarisë që ta dorëzonte ish-kryeministrin. Tani dyshohet se Gruevski është larguar në Rusi.

Era ndryshimit është e njëjtë me atë të 30 viteve më parë në Rumani, ku ish-diktatori Çaushesku përfundoi para togës së pushkatimit. Pas pushkatimit të ish-diktatorit të Rumanisë, pasardhësi i Enver Hoxhës, Ramiz Alia, nga frika se do të përfundonte si Çaushesku, e dorëzoi pushtetin kriminal. Tani ndryshimi është se sundimtarët e korruptuar nuk pushkatohen, por përfundojnë në qeli, ndërsa pasuria e tyre e vjedhur u sekuestrohet.

Në Shqipëri, SHBA-BE kanë nisur që në vitin 2015 përpjekjet për rrëzimin e politikës mafioze të Tiranës. SHBA-BE, përmes kërcënimeve të hapura, detyruan tre grupimet mafioze, PD-PS-LSI që të ndryshonin Kushtetutën, duke i hapur rrugë reformës në drejtësi. Reforma parashikon ngritjen e tre organeve speciale për ndëshkimin e pushtetarëve të korruptuar. Bëhet fjalë për Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë e Posaçme dhe Gjykatat Speciale. Këto organe janë makthi më i tmerrshëm për politikanët shqiptarë. Krerët e politikës dhe pushtetit po bëjnë çdo përpjekje që të mos ngrihen këto organe, por finalizimi i tyre është çështje javësh ose muajsh. Përmbysja tashmë ka nisur dhe këtë duket se ka kuptuar edhe vetë politika famëkeqe e Tiranës. /Pamfleti

Loading...

Loading...
WhatsApp Denonco tek Pamfleti