Berisha s’guxon të përmendë emrin e Olldashit as në 5 vjetorin e vrasjes, çfarë dinte ish ministri i Brendshëm dhe pse u “sakrifikua” përballë Ramës

Berisha s’guxon të përmendë emrin e Olldashit as në 5 vjetorin e vrasjes, çfarë dinte ish ministri i Brendshëm dhe pse u “sakrifikua” përballë Ramës

Sokol Olldashi dinte shumë për ish kryeministrin dhe lidhjet e tij me krimin përmes Agron Kuliçit, për të cilin ishte kundër emërimit si numri dy i Policisë së Shtetit. Ish zyrtarët e lartë që dinin shumë për Berishën, fat të përbashkët: u ndanë nga jeta në rrethana misterioze. Eshtë e tepërt të përmendim këtu rrethanat se si u ndanë nga jeta ish ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, ish kreu i SHIK Bashkim Gazidede, ish kreu i Kuvendit Pjetër Arbnori, ish kreu i grupit parlamentar të PD Ali Spahia, ish lideri i dhjetorit Azem Hajdari apo dhjetra figura të tjera në PD. Ishte dhe Olldashi, ish ministri i Brendshëm i PD që kapërceu “sinorin”?

U mbushën pesë vite nga vdekja tragjike e ish ministrit dhe ish deputetit të PD Sokol Olldashi, në segmentin rrugor Tiranë-Elbasan.

Gjatë gjithë këtyre viteve është folur për dilemën e madhe që tashmë është kthyer në një makth, ku shumëkush thotë se s’ka qënë aksident automobilistik, por një vrasje mirëfilli dhe e “shitur” si vdekje në aksident.

Palët pro dhe kundër renditin faktet, që nga makina e blinduar që nuk e “servirte” një vdekje të tillë, tek mbulimi i shpejtë i ngjarjes dhe hetimeve e deri tek fakti se, kush kishte interes për të eleminuar fizikisht personin e vetëm që mund të rrezikonte të merrte drejtimin e PD.

Ekspertë teknikë, kriminalistikë por dhe politikë përmes analizash të detajuara janë “ngujuar” në zgjidhjen e kësaj dileme, dhe ku në çdo përvjetor cikël emisionesh dalin në skenë për të analizuar nëse ishte vrasje apo aksident, çka nervozon ndjeshëm kupolën e PD.

Pikërisht është media ajo që në një mënyrë apo tjetër ia kujton lidershipit të PD, Sali Berisha dhe Lulzim Basha se kur është përvjetori i vdekjes së Sokol Olldashit, duke i detyruar të bëjnë dhe deklarata të sikletshme për të thënë se demokratët humbën një vlerë potenciale.

Vlerë e cila sa ishte gjallë u anatemua, u sulmua, u denigrua, u mënjanua por dhe ju përjashtuan të gjithë ata që e mbështetën në garën përballë Bashës dhe Berishës për postin e kryetarit të PD, vetëm e vetëm se guxoi të dilte kundër “Marshallit” Sali.

Dhe pikërisht është Sali Berisha ai që ka sikletin më të madh për të bërë dhe një deklaratë në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit. Madje Berisha është në gjendje të bëjë dhe 100 “qytetarë dixhitalë” në ditë e t’i postojë, vetëm që të mos formulojë një deklaratë përkujtimore.

Heshtjen e Berishës shumëkush e lidh me akuzën se ish kryeministri është autori që solli dhe vrasjen e Sokol Olldashit, për shkak se nuk donte që të ishte pasues i tij në krye të PD, duke parë se Basha i dobët dhe pa “shtyllë kurrizore” nuk do ti “mbijetonte” përballjes me të në humbjet e njëpasnjëshme në zgjedhje.

Por pakkush e ka lidhur ndarjen nga jeta të Sokol Olldashit me ato që dinte ai si ministër i Brendshëm, që në ditën e parë të rikthimit të PD në pushtet e deri sa kandidoi përballë Ramës dy vite më vonë për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Sokol Olldashi nuk ishte njeriu që mund të vegjetonte në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të ishte thjeshtë dhe vetëm një zbatues urdhërash i kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, i cili vuante nga mania që organet e ushtrimit të dhunës dhe spiunimit ti kishte nën kontroll.

Olldashi, menjëherë sapo erdhi në Kuvend si deputet i Shijakut duke mundur atë që në atë kohë quhej “Duka i krimit”, u betua si Ministër i Brendshëm dhe ndërkohë ‘shkëputi’ lidhjet që i kishte krijuar Berisha për të mundur Agron Dukën, me të fortët e Shijakut.

Pikërisht kjo acaroi Berishën askohohe, ndërkohë që Avdylajt e Shijakut mbështetës të hershëm të Berishës kërkonin kompensimin për mbështetjen e dhënë ndaj PD, duke e marrë më pas direkt nga Berisha, përmes zv.Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe ish badigard i Berishës për vite me radhë, Agron Kuliçi.

Olldashi, më se njëherë është shprehur në atë kohë kundër emërimit të Kuliçit në krye të policisë së shtetit, drejtori i përgjithshëm ishte thjeshtë formal pasi urdhëronte “zëvendësi” i tij, duke arsyetuar kundërshtinë me tendencën e Kuliçit për të bashkëpunuar me elementë kriminalë, që nxirrnin në pah anën më negative të kapjes së shtetit nga krimi.

Madje saktësohej në atë kohë se Olldashi kishte në dorë fakte dhe prova për të gjitha lidhjet e Kuliçit me njerëzit e krimit, trafikantët e drogërave të forta dhe të naftës virgin, të cilat nuk i kishte bërë asnjëherë publike por që përbënin kërcënim për vetë ish kryeministrin Sali Berisha.

Disa herë tentoi Berisha ta qetësonte Olldashin, madje dhe ta kërcënonte dhe më në fund si zgjidhje të vetme gjeti kandidimin e tij për kreun e bashkisë së Tiranës, përballë Edi Ramës.

Ne fundin e marsit të vitit 2007, pa e pyetur fare, Sali Berisha vendosi që Sokol Olldashi të garonte përballë Edi Ramës për postin e kryetarit të bashkisë, duke e ditur që në fillim se do të humbiste dhe për t’ia bërë humbjen më të thellë, e la të vetëm përballë Ramës dhe Metës.

Në këtë mënyrë Berisha fitoi qetësinë e duhur pas gjetjes “galante” të mënyrës së largimit të Sokol Olldashit nga ministër i Brendshëm për shkak të kandidimit për krebashkiak i Tiranës, duke e lënë njëherësh dhe pa mandatin e deputetit.

Pasi e la disa kohë pa post dhe pasi Berisha e kishte pjekur mendimin për t’i falur detin Greqisë, duke emëruar ministër të Jashtëm Lulzim Bashën, u krijua vendi “vakant” për Sokol Olldashin në krye të Ministrisë së Transporteve, duke i lënë atij dhe barrën e justifikimit të maskarallëqeve me Rrugën e Kombit të bërë nga kryeministri dhe Basha, me shpresë se Olldashi do ‘digjej’.

Olldashi nuk ngurronte herë pas here të lëshonte ndonjë “silurë” në drejtim të Berishës, dhe rasti erdhi, pas humbjes përballë Bashës për postin e kryetarit të PD, ku ish kryeministri nuk la gur pa lëvizur që i përzgjedhuri i tij të fitonte, sikurse ffitoi përmes një manipulimi të madh.

Vetëm pak javë para se të ndahej nga jeta, Olldashi i kishte goditur fort deputetët e majtë dhe të djathtë për blerjen e votës përmes parave të krimit, duke akuzuar se një pjesë e madhe e ligjvënësve në Kuvend kishin ardhur pikërisht si fryt i këtij “financimi” kriminal.

Shumë analistë e rendisin si një ndër fjalimet më brilante të Olldashit në Kuvend, por dhe si një nga fjalimet më “tokësore” të një deputeti në atë sallë, ndërkohë që të tjerë pikërisht këtu e panë se ish ministri demokrat kishte luajtur “rëndë” dhe kundër kupolës së PD.

Vetëm një javë më vonë ai vdes në rrethana misterioze, duke na kujtuar historinë e të gjithë zyrtarëve të lartë të PD të cilët kanë ditur shumë për Berishën dhe që fundi i tyre ka qënë gjithnjë i njëjtë, ndarja nga jeta në rrethana misterioze.

Eshtë e tepërt të përmendim këtu rrethanat se si u nda nga jeta ish ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, ish kreu i SHIK Bashkim Gazidede, ish kreu i Kuvendit Pjetër Arbnori, ish kreu i grupit parlamentar të PD Ali Spahija, ish lideri i dhjetorit Azem Hajdari e dhjetra figura të tjera në PD.

Emëruesi i përbashkët i të gjithë këtyre që përmendëm ishte se, dinin shumë për Sali Berishën dhe për pasojë u ndanë në mënyrë misterioze nga jeta.

Këtu “kërkohet” dhe fati politik dhe jetësor i Sokol Olldashit për të zgjidhur dilemën nëse ishte vrasje apo aksident automobilistik tragjedia që mori jetën para pesë vitesh.

Thjeshtë dhe vetëm duke u nisur dhe nga heshtja e Sali Berishës në çdo përvjetor të ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, mund të themi se ish ministri dhe ish deputeti i PD është vrarë sepse kapërceu “sinorin”. Dhe “Marshalli” nuk fal në sinoret e tija!/Pamfleti



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti