Berisha shmang Bashën dhe merr në dorë PD, kreu demokrat ka mbyllur gojën për “Bularatin”, “Lleshin” e drogën. Bashkë me Metën, opozitë me kohë të plotë

Berisha shmang Bashën dhe merr në dorë PD, kreu demokrat ka mbyllur gojën për “Bularatin”, “Lleshin” e drogën. Bashkë me Metën, opozitë me kohë të plotë

Kreu demokrat po qëndron në Holandë dhe nuk po përzihet në jetën politike shqiptare duke lënë lidershipin e opozitës në dorë të Berishës. Përfshirja me kohë të plotë e ish kryeministrit në drejtimin e PD përkon me rikthimin e Metës në politikën aktive në krye të LSI, pasi dhe administratorja e kësaj partie, bashkëshortja e tij Monika, ka heshtur gjatë gjithë kësaj kohe

Lulzim Basha ka humbur ka përmbi një javë dhe shfaqet herë pas herë për ndonjë ndodhi apo “qokë”, afër shtëpisë së tij në Holandë.

Pasi bëri një vizitë javën e kaluar në Korçë dhe realizoi disa takime me qytetarët, zyra e tij e shtypit në PD i “përktheu” këto në lajme që u dhanë përmbi një javë e gjysmë, ndërkohë që Basha ishte në takimin e të djathtëve europianë.

Paralel me “takimet” ditë pas dite në Korçë e Maliq, Basha dërgonte në adresën e tij në rrjetin social fotot me takime me eurodeputetët e djathtë, duke qënë njëherësh në dy vende, mijëra kilometra larg njëri tjetrit.

Ndërkohë që kanë ndodhur disa ngjarje të rëndësishme në vend, si rrëzimi i dekretit të emërimit të Sandër Lleshit nga Presidenti Ilir Meta si dhe ngjarja në Bularat ku u vra një ekstremist që me armë në dorë qëlloi policinë dhe dje grekët ushtruan dhunë në varrimin e tij, Lulzim Basha është prononcuar vetëm njëherë para një jave. Ai ka heshtur stoikisht, madje dhe për drogën.

Heshtja e Bashës ka lënë dorë të lirë në PD, ku Sali Berisha ka marrë zyrtarisht me sa duket drejtimin e PD në opozitë dhe po ecën në sinkron të plotë me presidentin Ilir Meta të rikthyer në krye të LSI, pasi dhe Monika ka heshtur për të gjitha ngjarjet, sikurse Lulzim Basha.

Kështu në të gjitha ditët ka qënë ish kryeministri Sali Berisha ai që ka bërë opozitën në Shqipëri në emër të PD, duke iu kundërvënë kryeministrit Rama për emrin e ri të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi, por dhe për situatën e krijuar nga grekët ekstremistë në Bularat.

Berisha me deklaratat e tij ka sulmuar Prokuroren e Përgjithshme Arta Marku, kreun e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ndërsa menjëherë pas tij me të njejtën gjatësi vale kanë dalë drejtuesit dhe deputetët e PD, përmes akuzave e deklaratave respektive. Të dirigjuara nga ish kryeministri.

Sali Berisha me sa duket ka vendosur të shmangë Bashën për të marrë rolin e protagonizmit në PD, dhe vihet re fare qartë sepse deputetët dhe drejtuesit e kësaj partie, përjashtuar Salianjin dhe Gridën, ndjehen më komod nën drejtimin në opozitë të Sali Berishës se sa të Lulzim Bashës.

Një përfshirje me kohë të plotë e Berishës në drejtimin e PD paraqet rrezikshmërinë e lartë për shmangien totale të Bashës nga lidershipi i kësaj partie, e “sponsorizuar” kjo dhe nga fakti se demokratët kanë krijuar bindjen se me Lulin në krye të PD nuk vijnë kurrë në pushtet.

Ndërkohë rikthimi i Ilir Metës në politikën aktive nuk krijon ndonjë tronditje të madhe në lidershipin e LSI, pasi ai ka qënë realisht kreu i kësaj partie, ku bashkëshortja Monika thjeshtë dhe vetëm administratore është./Pamfleti

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti