Kronike14 Nëntor 2018, 18:26

Berisha, spiuni më besnik i UDB në Shqipëri, dëshmi dhe fakte rreth bashkëpunimit të tij me Millosheviçin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha, spiuni më besnik i UDB në Shqipëri, dëshmi dhe

Berisha, spiuni më besnik i UDB në Shqipëri, dëshmi dhe fakte rreth bashkëpunimit të tij me Millosheviçin

Lidhjet e Sali Berishës me UDB e Beogradit, si zhduku dosjet me diplomatin misterioz

Ka disa dëshmi, fakte dhe rrethana që thellojnë dyshimet se Sali Berisha është një ndër spiunët më të besuar dhe të kamufluar të UDB së ish-Jugosllavisë në Shqipëri, aq sa Beogradi është investuar më pas për ta ngjitur dhe mbajtur Berishën në pushtet, për të realizuar interesat e tij anti-shqiptare.

Dyshimet mbështeten në dy aspekte: Tek zhdukja e dosjeve të spiunëve UDB me anë të një diplomati ushtar të tij dhe SHIK-ut të Gazidedes si dhe nga veprimtaria e Sali Berishës pro interesave serbe, që nga furnizimi me naftë i makinerisë së luftës së Millosheviçit deri tek zhdukja e dëshmitarëve të takimeve të tij me të besuarit e Millosheviçit.

Një ish-punonjës i ambasadës shqiptare në Belgjikë, para se Sali Berisha të rrëzohej nga pushteti në ’97, ka vjedhur 73 dosje, me informacione të rëndësishme për politikanët shqiptarë, bashkëpunëtorë të UDB dhe shërbimeve të tjera të huaja. Vjedhja dhe zhdukja e disketave nga një person, tashmë i identifikuar, ngre dyshime të mëdha rreth Sali Berishës, pasi ngjarja ka ndodhur gjatë sundimit të tij të parë.

Nga 73 disqe që janë vjedhur, 56 kanë qenë me informacione që përfshinin politikanë dhe pushtetarë të lartë si agjentë të shërbimeve të huaja.

Përveç disqeve, janë zhdukur dhe dosje me informacione të shërbimit sekret, njëkohësisht është vjedhur dhe truri i skeduar i arkivës së SHIK dhe listat e me emrat e bashkëpunëtorëve të UDB në Shqipëri. Vjedhja e tyre u zbulua në pranverën e vitit ‘97”. Personi u kallëzua në prokurori, por asgjë nuk dihet as për fatin e personit dhe as të kallëzimit. Gjithçka ka mbetur mister.

I frikësuar se me ardhjen e PS në pushtet dosja e tij do të zbulohej, Berisha ka zhdukur gjithçka.

Gjatë 28 viteve në politikë dhe 15 viteve në pushtet, Berisha i bëri disa shërbime Serbisë

Kronike Berisha dëshmi dhe fakte rreth bashkëpunimit të tij me Millosheviçin spiuni më besnik i UDB në Shqipëri