Aktualitet15 Korrik 2019, 22:42

Berisha sulmon Bashën për “fshesën” në PD, i vërsul Ristanin duke e kërcënuar të ikë se s’fiton kurrë ndaj Ramë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sulmon Bashën për “fshesën” në PD, i

Berisha sulmon Bashën për “fshesën” në PD, i vërsul Ristanin duke e kërcënuar të ikë se s’fiton kurrë ndaj Ramës

I vënë nën presion nga ish kreu demokrat, i cili me të gjitha mënyrat kërkon të ruajë dominimin PD, Basha po tenton që të largojë të gjithë mbështetësit e Doktorit nga strukturat drejtuese. “Pamfleti.net” evidentoi ditë më parë “këshillën” e SHBA-BE për kreun demokrat që të bëhet “atvrasës” nëse kërkon të jetë ndonjëherë kryeministër. Basha “zhduku” nga qarkullimi mbështetësit e Berishës, duke filluar nga Noka, Paloka e “kamikazët” e tij, dhe përfunduar te Kuliçi e Dollapi, duke ia lënë gjithçka në dorë Bardhit. Berisha i përgjigjet me Ristanin, duke i kujtuar Bashës se Ramën nuk e mund dot as me votë dhe as me dhunë, por vetëm duke ikur nga kryetar i PD. Edhe Topalli një javë më parë e “kryqëzoi” Bashën

 Lulzim Basha ka hequr dorë nga protestat këto muajt e verës dhe i është përkushtuar tërësisht punës në PD, për të bërë një riorganizim total të strukturave në funksion të karriges së tij.

I vënë nën presion nga ish kreu demokrat Sali Berisha, i cili me të gjitha mënyrat kërkon të ruajë dominimin në partinë që ka udhëhequr me dorë të hekurt që nga shkurti i vitit 1991, Lulzim Basha po tenton që të largojë të gjithë mbështetësit e Doktorit nga strukturat drejtuese të PD.

Pamfleti.net” shkruajti ditë më parë për luftën e fortë që ka shpërthyer mes Bashës e Berishës për të dominuar PD-në, si dhe “këshillën” e SHBA dhe BE për kreun demokrat që të bëhet “atvrasës” nëse kërkon që të jetë ndonjëherë kryeministër.

Basha veproi me shpejtësi sipas kësaj “këshille” dhe “zhduku” nga qarkullimi mbështetësit e Berishës, duke filluar nga Flamur Noka, Edi Paloka e “kamikazët” e tjerë të ish kreut të PD dhe përfunduar te Kuliçi e Dollapi, duke ia lënë gjithçka në dorë Gazment Bardhit dhe grupit të tij.

Pikërisht, duke parë këtë skenar të Bashës dhe i trembur nga mbështetja që po i japin partnerët ndëkombëtarë kundër tij, një parim ky i eleminimit të së keqes pjesë pjesë, Berisha ka vendosur të reagojë fort dhe t’i kujtojë të djathtëve se Lulzim Basha nuk e mund kurrë Edi Ramën.

Për këtë arësye, ish kryeministri demokrat ka nxjerrë në publik ish Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, i cili në mënyrë ironike “lutet” që Rama të ikë nga qeveria, pasi kjo opozita nuk e shkul dot as me votë dhe as me dhunë nga pushteti.

“Do bëni ndonjë gjë për ne, mor bir, se na mbyti Edi Rama?,- më tha shitësja e bukës sot.

Diçka mërmërita nëpër buzë dhe u largova.

Rrugës mendova: ti thosha se do e mundim Edi Ramën në zgjedhje. Në kemi vendosur të mos futemi me Edi Ramën kryeministër,në zgjedhje.

T’i thosha që do e largojmë me protesta. Ne kemi bërë mbi 10 apo 11 të tilla dhe s’e kemi larguar dot.

T’i thosha se do e largojmë me dhunë. Ne s’jemi për dhunë, por edhe partneret tanë amerikanë e europianë s’na lejojnë.

Mund t’i kisha thënë: hajde lutemi se bashku që ai të largohet vetë, por nuk do ishte serioze.

Në fakt ka një rrugë tjetër, por atë s’ja thosha dot shitëses se bukës, sepse nuk do më kuptonte”, shkruan Ristani.

Një sarkazmë e fortë kjo e ish numrit dy të PD, i cili i nxitur nga Berisha i ka dhënë mesazhin Bashës se rruga e vetme për të mundur Edi Ramën është që të largohet vetë ai nga kryetar i demokratëve, që kauza opozitare të fitonte forcë.

Kjo është një goditje e drejtëpërdrejtë e Berishës që i jepet Bashës pikërisht përmes ish sekretarit të Përgjithshëm demokrat dhe ish kreut të KQZ, Arben Ristani, njeriu që i dha fitoren në tavolinë për kryetar Bashkie në Tiranë, duke ia vjedhur votat Ramës sy për sy.

Një sulm i tillë vjen vetëm një javë pas atij “kryqëzimi” që ish nënkryetarja e PD dhe ish kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli i bëri Lulzim Bashës, përmes një statusi në rrjetin social, që u cilësua edhe si “letra e tij e funeralit” në krye të PD.

Madje Topalli e akuzoi Bashën se shkatërroi një forcë politike gati 30 vjeçare me djegien e mandateve dhe mospjesëmarrjen në zgjedhjet e 30 qershorit.

Topalli u tregua e papërmbajtur në sulmet e saj duke e cilësuar Bashën edhe si një “eksperiment të pamerituar për demokratët dhe vendin”.

Ndërkohë që Basha ka vendosur të reagojë dhe të “freskojë” strukturat duke larguar mbështetësit e Berishës. Do të fitojë përballë atij apo do bëjë sërish kompromis, kjo do të shihet në vijimësi, pas përfundimit të pushimeve të verës dhe ardhjes së vjeshtës./Pamfleti/

Kryesore Berisha sulmon Bashën për “fshesën” në PD i vërsul Ristanin duke e kërcënuar të ikë se s’fiton kurrë ndaj Ramës