Aktualitet12 Korrik 2018, 19:28

Berisha tentoi eleminimin fizik të kreut të gjykatës së Kasacionit Zef Brozi, shpalli “non grata” kongresmenët Engel e

Shkruar nga Pamfleti
Berisha tentoi eleminimin fizik të kreut të gjykatës së

Berisha tentoi eleminimin fizik të kreut të gjykatës së Kasacionit Zef Brozi, shpalli “non grata” kongresmenët Engel e Lantosh, s’priti numrin dy të DASH

Sali Berisha flet për drejtësi të pavarur, flet për të drejtat e njeriut, flet për mungesë partneriteti me miqtë e Shqipërisë nga ana e kreut të qeverisë aktuale.

Ndonëse në mes të akuzave ndaj Ramës, Berisha ka dhe të vërteta dhe kjo nuk duhet të shërbejë si bazë që s’duhet të merren parasysh, artikulimi nga goja e Berishës të krijon një ndjesi jo të mirë.

Pasi Sali Berisha ka qënë dhe është mirëfilli një armik i betuar i drejtësisë dhe këtë e ka treguar me vepra në tërë periudhën që ka qënë në qeverisje ose jo. Por dhe një armik i SHBA-së.

Sali Berisha si president, si kryetar opozite, si kryeministër apo tani si deputet dhe në opozitë, artikulimin më të pandryshuar ka pasur sulmin ndaj drejtësisë dhe partnerëve SHBA e BE.

Madje Berisha kur ishte president jo vetëm që ka shkarkuar kryetarë gjykatash, kryeprokurorë apo drejtues të tjerë të drejtësisë kur nuk kanë zbatuar urdhërat e tij, por ai ka tentuar dhe eleminimin fizik të tyre.

Rastin më të freskët se si mund të kërcënojë vetë Sali Berisha e ka sjellë ish kryetari i Gjykatës së Kasacionit(sot Gjykata e lartë), Zef Brozi, i cili ka mbajtur mbi kurriz gjithë sulmet e makinës politike dhe kriminale të Sali Berishës.

Ka pasur çështje të vështira në dorë si atë të Fatos Nanos, të minoritarëve dhe çështje të tjera, për të cilat Berisha nga Presidenca urdhëronte të dënoheshin.

Madje dërgonte dhe njerëzit e SHIK-ut të Gazidedes apo kriminelë që kërcënonin kreun e gjykatës me vdekje, dhe kur këto nuk bënin efekt, presidenti i asaj kohe Berisha merrte vetë direkt dhe kërcënonte me eleminim fizik. Siç ka qënë rasti i lirimit të 5 minoritarëve, të cilët Berisha i donte në burg, madje me dënime afatgjata.

“Kur unë isha Kryetar i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë) në periudhën Shtator 1993-Shtator 1995 pata rastin, ose më saktë fatin e keq, që të përballohesha me një Berishë President që donte të ishte de facto edhe Kryetar i Gjykatës së Kasacionit. Pasi gjykatat e tjera i kishte vënë nën thundrën e tij.

Unë jam sot emigrant sepse bëra zgjidhjen më të vështirë e me shumë sakrifica, por zgjidhjen më të drejtë e më dinjitoze: s’pranova të bëhesha një gjykatës kukull ne duart e Berishës, as pjesëtar i klanit të tij kriminal e të korruptuar.

Dhe më kryesorja: Bëra detyrën si Gjykatës në mbrojtje të te drejtave të ligjshme te qytetarëve, qofshin këta gazetarë, minoritarë, opozitarë, apo qytetarë të thjeshtë.

Me 8 Shkurt 1995 në Gjykatën e Kasacionit u gjykua çështja e pesë minoritarëve (çështja “Omonia”) dhe unë kryesoja trupin gjykues.

Gjykimi u bë nën kërcënimin dhe terrorin e pushtetit të Presidentit të asaj kohe Berisha. Disa ditë para gjyqit të dërguarit e Berishës më kërkuan që të mos isha unë në trupin gjykues dhe të caktoja gjykatësit që ata donin.

Kur unë nuk i pranova këto ultimatume flagrante, më kërcënuan me të gjitha mënyrat e tyre djallëzore e kriminale. Do ta dërgojmë përsëri çështjen në Parlament nëse nuk bën këto që po të themi, me thanë dërgata e tiranit.

Ditën e gjyqit Berisha dërgoi SHIKU-n që përcolli kërcënimin e radhës: “Mos guxo të lirosh minoritarët, spiunët”.

Më kujtohet se si në kohën që ne si trup gjykues u tërhoqëm për të marrë vendimin, disa SHIK-as po tentonin të hynin në dhomën e këshillimit ku ishim ne tre gjykatësit: Petrit Plloçi, Vangjel Kosta dhe unë.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit që lironte minoritarët e dënuar, kreu i SHIK më kërcënon në telefon: “Do të të vras me duart e mia, si guxove dhe lirove grekërit, spiunët”.

Dhe në fakt pushteti kriminal i Berishës ka tentuar edhe asgjësim fizik, gjë që e kam denoncuar publikisht që në atë kohe”, kujton vetë Zef Brozi atë periudhë të vështirë për të dhe gjyqësorin e drejtësinë shqiptare. Duke kujtuar më pas se dhe vetë Berisha i kishte dërguar këtë mesazh për ta vrarë.

“As në diktaturat më të përgjakshme nuk ka ndodhur me Gjykatën e Lartë ajo që ka bërë Berisha ndaj Gjykatës së Kasacionit ne vitet 1994-1995.

Rrethim policor i Gjykatës, kërcënime e përndjekje nga SHIK-u dhe banditët e Berishës, disa herë votuar në Parlament për heqje imuniteti, survejime e përgjime kudo ku shkoja. Dhe përçarja e gjykatësve në dy grupe: Grupi i Berishës dhe Grupi Mbrojtjes së Ligjit që etiketohej Grupi i kundërshtarëve të Berishës.

Vullneti i pashait u vulos me shkarkimin antikushtetues dhe me falsifikim te votave në Parlament.

Më pas ky dhunim i Kushtetutës u bekua nga Gjykata Kushtetuese e komanduar nga Berisha. Pas shkarkimit që i bëri Maksim Haxhisë, i cili nuk iu bind urdhrave të kundërligjshme të Berishës dhe s’pranoi të vihej nën diktatin e tij, realisht Berisha ishte dhe Prokuror i Përgjithshëm, kryetar SHIK-u, kryepolic, kryeministër etj.

Tani pas gati dy dekadash Berisha është edhe më i rrezikshëm, më i pasur, por dhe më i fundosur në korrupsioni e krimi”, do të deklaronte Zef Brozi.

Duke nxjerrë në evidencë faktin se Berisha në asnjë sekondë të qeverisjes së tij nuk e ka respektuar apo dëshiruar një gjyqësor dhe prokurori të pavarur.

Për Sali Berishën një gjyqësor dhe prokurori e pavarur përbëjnë kërcënim e rrezik, ndëshkim për krimet dhe korrupsionin e tij, pra edhe çështje të tij nga pushteti.

Pasi nëse Shqipëria do të kishte realisht gjykata e prokurori të pavarura sot Berisha sipas Brozit do ishte duke vuajtur dënimin për krimet monstruoze që u ka bërë shqiptarëve dhe Shqipërisë.

Por Berisha nuk do të ndalej në sulmin ndaj qeverisë greke për minoritarët, por dhe sulmin ndaj zyrtarëve të lartë amerikanë.

Pavarësisht se i quante mbështetës të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve,  Berisha president në këtë periudhë shpalli “non grata” kongresmenët amerikanë Eliot Engel dhe Tom Lantosh, të cilët nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri.

Njëherësh Presidenti i atëhershëm Sali Berisha nuk priti në takim ndihmës sekretarin amerikan i shtetit që vizitoi Shqipërinë në Qershor të vitit 1996.

Madje në fund të vitit 1995 dhe fillim të vitit 1996, Sali Berisha përzuri dhe atasheun ushtarak amerikan dhe ekspertët amerikanë të instaluar në Ministrinë e Mbrojtjes së asaj kohe.

Gjithë ky inat, vetëm e vetëm se amerikanët kishin kritikuar dhe ishin kundër diktaturës së Berishës, kundër uzurpimit të drejtësisë dhe kërcënimit me vrasje të krerëve të gjykatave dhe të Prokurorisë./Pamfleti

 

Dossier Berisha tentoi eleminimin fizik të kreut të gjykatës së Kasacionit Zef Brozi s’priti numrin dy të DASH shpalli “non grata” kongresmenët Engel e Lantosh