alb
alb
Media Online
  • Kreu
  • Aktualitet

    Sërish lëkundje tërmeti në vend, ”shkundet” Pogradeci dhe Elbasani! Zbulohet magnituda

    Sondazhi i IPR Marketing/ PS 'tkurret', PD rritet, por trendi i votës i jep Ramës mandatin e tretë

    Sondazhi i IPR Marketing/ PS ‘tkurret’, PD rritet, por trendi i votës i jep Ramës mandatin e tretë

    Skandalet nuk paskan të sosur! 70-vjeçari humb jetën në spital, zhduket aparati i frymëmarrjes që ia kishte siguruar familja

    Shpërthimet në Lezhë/ Banori: Kishim frikë, u duk sikur ndodhën në ajër

  • Anti-Mafia
    Fakte/ Natasha Mulaj (Haklaj) e KPA-“Venting”, ka fshehur 7 dosje lidhjesh familjare me krimin

    I dënuari për korrupsion Fiqiri Pali merr 430 milionë lekë nga Muharrem Rama i Dibrës, përdor si maskë Fatimen, vetë bën pazaret në prapaskenë

    Drejtësia prek çiftin e paprekshëm “Gjikoka”; që grabitën resort “Ambla Dhërmi”, duke korruptuar 20 zyrtarë kadastre e drejtësie

    SPAK të hetojë, çfarë “punësh” ka bërë deputeti Vullnet Sinaj si emigrant në 3 zona të Italisë e përse është përzenë 3 herë

  • Politike
    FSHF kërkoi qira për “Air Albania”, Braçe sulmon Dukën: Tirja po na kërkon lekë, një muaj më parë tallej për vaksinën

    "Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë", Murrizi: Deklarata më e sinqertë e ish- kandidates për deputete të LSI

    “Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë”, Murrizi: Deklarata më e sinqertë e ish- kandidates për deputete të LSI

    MSH nuk i dha 'OK' për rifillimin e kampionatit, FSHF 'nis hakmarrjen' ndaj qeverisë, i kërkon qira për vaksinimin në stadiumin “Air Albania”

    MSH nuk i dha ‘OK’ për rifillimin e kampionatit, FSHF ‘nis hakmarrjen’ ndaj qeverisë, i kërkon qira për vaksinimin në stadiumin “Air Albania”

    Topalli akuza të forta Bashës: Ja çfarë përfituan familjarët e tu, pasi u ndërpre protesta për ‘Rrugën e Kombit’

  • Bota
    Giuseppe Conte kalon provën/ Merr votëbesimin edhe në Senat me mbështetjen e 156 deputetëve

    ‘Presidenti i parë në dekada që nuk nisa luftë të re’, Trump mban fjalimin e fundit në Shtëpinë e Bardhë

    Eksperti amerikan Fauci, merr dozën e dytë të vaksinës: E bëra, deri më tani, jo keq

    Pandemia e Covid shkakton mbi 400 mijë viktima në SHBA

  • Kosova

    ‘Referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë’, Haradinaj: Nuk është kërcënim për askënd

    ‘Ekziston mundësia e burgimit të përjetshëm’, Prokuroria Speciale kundër lirimit të Kadri Veselit

    Plas keq mes të rinjve tek shkolla ‘Ismail Qemali’, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

    Bilanci në Kosovë, 9 viktima dhe 294 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

  • Kronike

    Detajet e aksidentit në Mamurras/ Ja si ndodhi përplasja, drejtuesi i mjetit shoqërohet në komisariat

    Aksidenti në aksin Milot- Thumanë i merr jetën 70-vjeçarit

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, mbeten të plagosur dy persona

    Vrasja e Hekuran Billës, prokuroria zbardh dy provat e forta që 'fundosin' dajën dhe nipin (Detaje)

    Vrasja e Hekuran Billës, prokuroria zbardh dy provat e forta që ‘fundosin’ dajën dhe nipin (Detaje)

  • Lifestyle

    Horoskopi i ditës së mërkurë, 20 janar 2021, dita do jetë e ‘ngrohtë’ për disa

    Ndjeni shtrëngime në kokë gjatë gjumit? Ja arsyet përse ndodh dhe çfarë rrezikoni

    Ç`do të thotë të jetosh me stresin kronik?

    Çfarë po e shkakton dhimbjen tuaj të këmbëve?

  • Showbiz

    Ja fobitë e disa prej personazheve të njohur shqiptarë

    Darka tek Nusreti dhe pushime luksoze, ja me se merret partneri i Agnesa Hadërgjonajt

    Modelja bukuroshe heq dorë përfundimisht nga modelingu, nuk ka më kthim pas

    Babai i Meghan Markle i vendosur të bëjë një dokumentar për të bijën, nuk do lërë gjë ‘pa nxjerrë’

  • Sport
    Turpi nuk ka fund! Roma eliminohet në Kupë nga Specia, Ismajli mposht Kumbullën

    Çelsi zhgënjen sërish, Lampard me “valixhe në duar”, Leiçester rrëmben kreun e renditjes

    Leverkusen tregon muskujt, “aspirinat” mposhtin Dortmundin, fitore e lehtë për Hofenheimin dhe Volfsburgun

    Disiplina me “dorë të hekurt”, dënohet me 2 ndeshje lojtari i Laçit. Kastrioti humb ndeshjen në tavolinë

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kreu Kryesore

Berishën e Metën i pret një vjeshtë e tmerrshme, hetim për aferën 500 milion euroshe të CEZ-DIA që mund t’i çojë shpejt në burg. Basha “zhyt” dyshen e krimit

28/08/2018
neKryesore, Plugu, Politike
Berishën e Metën i pret një vjeshtë e tmerrshme, hetim për aferën 500 milion euroshe të CEZ-DIA që mund t’i çojë shpejt në burg. Basha “zhyt” dyshen e krimit

Berishën e Metën i pret një vjeshtë e tmerrshme, hetim për aferën 500 milion euroshe të CEZ-DIA që mund t’i çojë shpejt në burg. Basha “zhyt” dyshen e krimit

Ish kryeministri bashkë me Presidentin aktual do të shkojnë në Prokurori për aferën e CEZ dhe DIA, bashkohen dosjet. Hetim bashkë me Zenin e Kalajn, por dhe për vdekjen misterioze të ish ambasadorit Tepshi në Pragë dhe ish drejtorit Stefani në METE. Basha te Arta Marku, dëshmi kundër Saliut e Ilirit për maskarallëkun e privatizimit të CEZ. Hakmerret, duan t’i marrin partinë

Për Sali Berishën dhe Ilir Metën vjeshta e këtij viti do të jetë vërtetë e tmerrshme pasi dosja e aferës së CEZ-DIA me një vlerë prej 500 milionë eurosh abuzime, pritet t’i nënshtrohet një hetimi të detajuar dhe hajdutët do të shkojnë në burg.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

-Lexo edhe:

FSHF kërkoi qira për “Air Albania”, Braçe sulmon Dukën: Tirja po na kërkon lekë, një muaj më parë tallej për vaksinën

“Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë”, Murrizi: Deklarata më e sinqertë e ish- kandidates për deputete të LSI

Me kërkesën dhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë kjo dosje do të kopsitet brenda vjeshtës dhe për pasojë do të shkojë në gjykatë, në mënyrë që aktorët kryesorë të vjedhjes 500 milionë dollarëshe të shkojnë në burg.

Pavarësisht skandalit të shpërthyer në SHBA për shkak të zbulimit të financimeve ruse dhe të ish agjentëve të KGB për të sjellë Bashën dhe Metën në pushtet, Prokuroria shqiptare paralel me këto zhvillime të reja, vijon punën me dosjet e tjera të rënda.

Prokuroria ia ka lënë hetimin e lobimit të Bashës në SHBA me para ruse FBI-së edhe drejtësisë amerikane. Madje dhe Basha vetë i bëri thirrje Ramës që të presë hetimin nga FBI dhe që prej asaj kohe, prokuroria shqiptare vetëm fut në dosje të gjitha faktet e provat që sjell FBI.

Ndërkohë që nga organi i akuzës është dërguar letërporosi për informacione të tjera në SHBA për lobimin me para ruse nga ana e Bashës, përgjigjia e të cilave për shumë prej pyetjeve të Prokurorisë kanë ardhur dhe janë përfshirë në dosjen e lobimit me para ruse.

Por me sa duket Prokuroria shqiptare është në pritje të elementëve dhe provave të forta që do të dalin nga hetimi i FBI dhe organeve ligjzbatuese amerikane. Fundja ata e bënë publik skandalin, ata kanë filluar dhe hetimin përmes FBI. Por dhe sepse i gjithë skenari i financimit të lobimit të Bashës me para ruse është bërë në SHBA dhe nëpër koridoret e kongresit e senatit amerikan.

Nga ana e Prokurorisë bëhet e ditur se ka ecur progresivisht e pa u ndalur dhe hetimi i aferës së CEZ-it dhe DIA-s, ku shteti shqiptar humbi afër 500 milionë euro. Shuma këto për të cilat akuzohet familja Berisha, pra ish kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij Shkelzen Berisha dhe presidenti aktual Ilir Meta.

Njëherësh akuzohet dhe Nuel Kalaj, sekseri i familjes Berisha, njeriu që tërhoqi me një dorë në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, 7 milionë euro.

Deri më tani kanë dëshmuar dy akuzatorët Taulant Balla me statusin e kreut të komisionit të hetimit parlamentar të aferës së CEZ dhe Romeo Kara, juristi i OSSH që zbardhi aferën. Ka dëshmuar dhe Shkelzen Berisha, djali i ish kryeministrit.

Është pyetur në Prokurori dhe ish ministri i METE Genc Ruli në qeverinë e Berishës, i cili ka qënë titullar në momentin e privatizimit të OSSH nga CEZ. Eshtë thirrur nga Prokuroria dhe sekseri Nuel Kalaj, por ende nuk është paraqitur të dyert e organit të akuzës. Pavarësisht se dëshmia e tij është e rëndësishme, sepse bëhet fjalë për sekserin e familjes Berisha.

Nuel Kalaj është i njohur si sekseri që pajtoi CEZ me qeverinë e Berishës dhe njeriu që ka dijeni mbi të gjitha pazaret që janë bërë. Por Kalaj ka refuzuar organin e akuzës. Ai u thirr dhe në komisionin hetimor parlamentar para një viti, por dhe aty nuk u paraqit.

Kalaj jeton në Kosovë, ndërsa ka banesë dhe në Francë. Prokuroria dërgoi kërkesë në të dyja shtetet dhe deri më tani nuk ka asnjë të dhënë mbi vendndodhjen e tij. Për këtë arsye është urdhëruar policia që të bëjë shoqërimin e Kalajt për të dëshmuar me forcë. Por mospranimi i tij për të dëshmuar duket se e minon gjithë procesin.

Megjithatëe Kalaj kohët e fundit i ka bërë sfidë organeve ligjzbatuese shqiptare, duke publikuar foto në takimet në Kosovë por burimet thonë se ka qënë dhe në Shqipëri për pushime këtë verë. Ka kaluar 4-5 ditë në bregdetin shqiptar.

Bllokimi i procesit vjen  për arsye se padija e bërë ndaj Berishës e ish-zyrtarëve të tij bazohet te disa e-maile që ka shkëmbyer Kalaj me drejtuesit e CEZ. Dëshmia e tij pritej me mjaft interes pasi Kalaj mund të hedhë dritë mbi takimet e fshehta që janë bërë dhe rolin që ai ka pasur.

Nga ana tjetër, një tjetër emër që mund të ndihmojë në hetime është Hamza Merxhani. Ky është sekseri i parë që bëri lidhjen mes CEZ dhe qeverisë “Berisha”, ndërsa më pas ia kaloi stafetën Nuel Kalajt.

Në padinë që është bërë në prokurori, akuzohen 22 ish-zyrtarë mes të cilëve ish-kryeministri Berisha dhe disa ish-ministra. Në dosje pretendohet se privatizimi i OSSH ka qenë korruptim dhe ka pasur një dëm prej 414 milionë eurosh. Sali Berisha e ka dhënë dëshminë e tij në komisionin parlamentar të hetimit të aferës së CEZ.

Ndërkohë që mësohet se së shpejti dhe prokuroria do ta thërrasë Sali Berishën për ta pyetur dhe vënë nën hetim për këtë aferë, ku shteti shqiptar ka humbur 414 milionë euro. Deri më tani Prokuroria ka hezituar, por pritet që në vjeshtë Berisha të thirret dhe të dëshmojë në Prokurori me cilësinë e personit që ka pasur dijeni dhe ka qënë tërësisht i involvuar në privatizimin e CEZ, miratimin e DIA-s por dhe ne përzënien e CEZ nga Shqipëria përmes dhunës.

Kjo është një dosje thuajse e kopsitur, dhe nuk ka shumë për të plotësuar, pasi dhe roli i Berishës në këtë histori është i qartë. Mësohet se në disa elementë themelorë të fakteve Prokuroria pritet të bashkojë dosjen e CEZ me atë të DIA-s. Madje kanë mbërritur shumë prova dhe nga SHBA.

Vlen të theksojmë se themeluesi i kësaj kompanie, Kastriot Ismailaj, po vuan dënimin me burg dhe kthimin e afër 5 milionë eurove në arkën e shtetit shqiptar. Ndërsa sipas përllogaritjeve dëmi arrin deri në 70 milionë euro, nëse llogaritet zë për zë. Duke arritur shumë në total 500 milionë euro. Dhe nëse bashkohen të dyja këto dosje, atëherë në Prokurori pritet të thirret për të dëshmuar dhe kryetari i PD Lulzim Basha dhe Presidenti Ilir Meta.

Lideri i PD pritet të thirret jo vetëm për deklaratën se privatizimi i OSSH nga CEZ dhe ARMO kanë qënë një dështim. Thirrja e Bashës mund të vijë dhe për një deklaratë të dhënë më 2015, ku kryetari i PD tha se pas DIA-s qëndron Ilir Meta dhe se fundosja e DIA-s merr me vete dhe kreun e Kuvendit të asaj kohe, aktualisht Presidenti i vendit.

“Është bërë e qartë për këdo e nga dëshmitë tronditëse që u transmetuan, se pas DIA-s është Ilir Meta. DIA u krijua me shtytjen e Ilir Metës, u fut në kohën kur ishte Ministër i Jashtëm. Pamë se si dëshmitari kyç që ka në dorë të shpëtojë këto 135 mln euro ndonëse i mbrojtur nga policia u kërcënua me jetë. Sepse fundosja e DIA-s merr me vete edhe Ilir Metën. Fijen e parë e ka në dorë, kumbari i parë Edi Rama”, u shpreh Basha në atë kohë.

Pikërisht për këtë deklaratë, pavarësisht se tashmë opozita e bashkuar ka brenda dhe kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, bashkëshorte e Ilir Metës, Lulzim Basha pritet të japë dëshminë e tij.

Por duke qënë se situata tashmë ka precipituar në kampin e opozitës dhe Berisha e Meta duan t’i marrin drejtimin e PD Lulzim Bashës, lideri i opozitës ka vendosur të hakmerret rëndë ndaj tyre.

Ndërkohë që presidenti aktual Ilir Meta pritet të thirret dhe ai në vjeshtë nga Prokuroria për aferën e DIA-s. Aferë, e cila i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm prej mbi 70 milionë euro. Emri i Ilir Metës është lakuar si i lidhur me aferën e CEZ edhe nga ish-kreu i bordit të drejtorëve të CEZ, Jozef Hejsek. Ai ka deklaruar se Meta, në kohën kur ishte ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër, ka negociuar që çekët e CEZ të punonin me Ismailajn.

Njëherësh Meta e ka prezantuar biznesmenin Ismailaj si njeriun që kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare. Një akuzë e ngjashme është bërë kundër Metës në vitin 2011 dhe nga ish ministri i Ekonomisë dhe nënkryetari i LSI i asaj kohe, i ndjeri Dritan Prifti.

Në një intervistë në media, Prifti është shprehur që Meta kishte udhëtuar për në Republikën Çeke për të negociuar kontratën për Ismailajn “një person me dosje”. Ideja ishte që CEZ kishte 200 milionë euro borxhe të pa mbledhura dhe, nëse ai i mblidhte ato, “merrte gjysmën,” shtoi ai.

Clifford Chance shkruan që hetimi i Prokurorisë shqiptare për Ismailajn vazhdon pavarësisht se është dhënë një dënim me burg ndaj Ismailajt dhe se “skema e tij mund të ekspozojë rastin më të madh të korrupsioni dhe mashtrimit në Shqipëri”. Duke gjetur si zgjidhje bashkimin e dosjes së CEZ me atë të DIA-s. Megjithatë, studioja ligjore që përfaqëson interesat e shtetit shqiptar shprehet se edhe pse tashmë i dënuar, Ismailaj akoma ka shumë miq.

Pra pritet që dosja për aferën e CEZ dhe DIA të kopsitet brenda vjeshtës së këtij vitit dhe të shkojë në gjykatë për gjykim dhe aktorët për dënim. Ndërkohë pritet që Berisha, Meta dhe Basha të “shihen” në prokurori duke ia “futur” njëri tjetrit. Por dhe për të dhënë llogari për vdekjet misterioze të ish ambasadorit të Shqipërisë në Pragë në kohën e marrëveshjeve me CEZ dhe për DIA, Qazim Tepshi si dhe ish drejtorin Juridik në METE që është marrë me këtë dosje, Zamir Stefani.

Dhe deri më tani për këtë aferë të CEZ e DIA, burgu rezervohet për Berishën dhe Metën, dy “peshqit e mëdhenj” të abuzimit në Shqipëri që pritet të jenë banorët e parë VIP të burgut të ri në Reç të Shkodrës të ndërtuar me financim të BE./Pamfleti

20 Jan 2021, 5:45 AM (GMT)

Coronavirus Statistikat

68,568 Raste
1,287 Vdekje
41,464 Te sheruar

Te rekomanduaraLajme

FSHF kërkoi qira për “Air Albania”, Braçe sulmon Dukën: Tirja po na kërkon lekë, një muaj më parë tallej për vaksinën

FSHF kërkoi qira për “Air Albania”, Braçe sulmon Dukën: Tirja po na kërkon lekë, një muaj më parë tallej për vaksinën

January 19, 2021
"Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë", Murrizi: Deklarata më e sinqertë e ish- kandidates për deputete të LSI

“Mos godisni me gurë partinë që ju bëri milionerë”, Murrizi: Deklarata më e sinqertë e ish- kandidates për deputete të LSI

January 19, 2021
Rriten sërish shifrat, 586 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

Rriten sërish shifrat, 586 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit

January 19, 2021
MSH nuk i dha 'OK' për rifillimin e kampionatit, FSHF 'nis hakmarrjen' ndaj qeverisë, i kërkon qira për vaksinimin në stadiumin “Air Albania”

MSH nuk i dha ‘OK’ për rifillimin e kampionatit, FSHF ‘nis hakmarrjen’ ndaj qeverisë, i kërkon qira për vaksinimin në stadiumin “Air Albania”

January 19, 2021

Topalli akuza të forta Bashës: Ja çfarë përfituan familjarët e tu, pasi u ndërpre protesta për ‘Rrugën e Kombit’

January 19, 2021
Bilanci në Kosovë, 9 viktima dhe 294 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Bilanci në Kosovë, 9 viktima dhe 294 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

January 19, 2021
Lajmi Tjeter

(Pa)përgjegjësia e Kosovës ndaj kufijëve të saj

Mos e konsumoni kurrë orizin e mbetur, ja se çfarë duhet të dini

Lajmi i Dites

 Ilir Beqja ankohet tek Rama për tenderin 1.6 miliardë lekë, Babloku urdhëron sabotimin e procedurës dhe vendosjen e kritereve të reja siç i do deputeti

Lajmet e fundit

Sërish lëkundje tërmeti në vend, ”shkundet” Pogradeci dhe Elbasani! Zbulohet magnituda

January 20, 2021

Horoskopi i ditës së mërkurë, 20 janar 2021, dita do jetë e ‘ngrohtë’ për disa

January 20, 2021
Turpi nuk ka fund! Roma eliminohet në Kupë nga Specia, Ismajli mposht Kumbullën

Turpi nuk ka fund! Roma eliminohet në Kupë nga Specia, Ismajli mposht Kumbullën

January 20, 2021
Çelsi zhgënjen sërish, Lampard me “valixhe në duar”, Leiçester rrëmben kreun e renditjes

Çelsi zhgënjen sërish, Lampard me “valixhe në duar”, Leiçester rrëmben kreun e renditjes

January 19, 2021
Giuseppe Conte kalon provën/ Merr votëbesimin edhe në Senat me mbështetjen e 156 deputetëve

Giuseppe Conte kalon provën/ Merr votëbesimin edhe në Senat me mbështetjen e 156 deputetëve

January 19, 2021

‘Presidenti i parë në dekada që nuk nisa luftë të re’, Trump mban fjalimin e fundit në Shtëpinë e Bardhë

January 19, 2021
Eksperti amerikan Fauci, merr dozën e dytë të vaksinës: E bëra, deri më tani, jo keq

Eksperti amerikan Fauci, merr dozën e dytë të vaksinës: E bëra, deri më tani, jo keq

January 19, 2021
Leverkusen tregon muskujt, “aspirinat” mposhtin Dortmundin, fitore e lehtë për Hofenheimin dhe Volfsburgun

Leverkusen tregon muskujt, “aspirinat” mposhtin Dortmundin, fitore e lehtë për Hofenheimin dhe Volfsburgun

January 19, 2021

‘Referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë’, Haradinaj: Nuk është kërcënim për askënd

January 19, 2021
Ndjeni shtrëngime në kokë gjatë gjumit? Ja arsyet përse ndodh dhe çfarë rrezikoni

Ndjeni shtrëngime në kokë gjatë gjumit? Ja arsyet përse ndodh dhe çfarë rrezikoni

January 19, 2021
Media

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet tona sociale

  • 52.4k Fans
  • 98.8k Fans
  • 27.6k Followers

Kategorite

Kerko Arkivat sipas Muajit

  • Kreu
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • ENG
  • Home
  • Aktualitet
  • Anti-Mafia
  • Editorial
  • Kosova
  • Kronike
  • Lifestyle
  • Politike
  • Shendeti

© 2020 Pamfleti Media