Aktualitet20 Qershor 2018, 21:28

Berishën e zë frika, nuk di çfarë thotë, akuzon Izet Haxhinë: Një vrasës përkrah Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Berishën e zë frika, nuk di çfarë thotë, akuzon Izet

Berishën e zë frika, nuk di çfarë thotë, akuzon Izez Haxhinë: Një vrasës përkrah Ramës

Ish- kryeministri Sali Berisha në një intervist për Ora News, ka komentuar akuzat e ish- badigardit të tij Izet Haxhia. Berisha e cilëson atë si një vrasës më shumë në krah të Ramës dhe se ai është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi.

 

Zoti Berisha, si përjetoni ju akuzat që drejtohen ndaj jush ish-badigardi Izet Haxhia?

Një vrasës më shumë në anën e Edi Ramës. Edi Rama siç është i lidhur me vrasësin. Ai është një njeri i dënuar me 25 vite nga drejtësia kur Berisha ka qenë në opozitë. Ai gjyq është zhvilluar gjatë pushtetit të socialistëve, me kontribut të prokurorëve ndërkombëtar dhe Partia Demokratike dhe Sali Berisha ka qenë në opozitë. Ky vrasës është i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi. Edi Ramës i duhet, ta mbajë me shnet. Një vrasës më shumë në krah të Edi Ramës.

Aktualitet