Bota16 Nëntor 2018, 19:03

Berlusconi sërish përballë drejtësisë italiane, rihapet procesi “Eskortë”

Shkruar nga Pamfleti
Berlusconi sërish përballë drejtësisë italiane, rihapet

Berlusconi sërish përballë drejtësisë italiane, rihapet procesi "Eskortë"

Silvio Berluskoni është dërguar për gjykim për dhënie e ryshfeti një biznesmeni që të gënjejë mbi akuzat se ai i kishte dërguar ish kryeministrit italian prostituta një dekadë më parë. Prokurorët thonë se Berluskoni i dha Gianpaolo Tarantinit 500,000 euro për të thënë se kryeministri i atëhershëm nuk e dinte se gratë po paguheshin për të marrë pjesë në festat në vilën e tij.

Gjyqi do të fillojë më 4 shkurt në qytetin jugor të Barit. Është i fundit në një varg të gjatë të problemeve ligjore për manjatin e mediave 82-vjeçare që kur ai hyri në politikë 24 vjet më parë.

Berluskoni, i cili tani mund të kandidojë për zgjedhje, gjithmonë ka mohuar akuzat dhe ka akuzuar vazhdimisht prokurorët për kryerjen e një gjuetie politike kundër tij.

“Ne jemi të bindur se në seancë, presidenti Berluskoni do të shpallet i pafajshëm,” thanë avokatët e tij Nicolo Ghedini dhe Francesco Paolo Sisto.

Bota Berluskoni