Kosova15 Nëntor 2022, 12:59

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, derisa është deklaruar për situatën në veri të Kosovës, ka thënë se serbët atje kërkojnë vetëm respektimin e Marrëveshjes së Brukselit në lidhje me targat.

Bërnabiç tha se pajtohet me shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili tha se 21 nëntori nuk duhet t’i gjejë Kosovën e Serbinë pa një marrëveshje në lidhje me këtë çështje.

“Partnerët tanë evropianë dhe partnerët tanë në SHBA nuk mund të tolerojnë më shkelje të njëanshme të të gjitha marrëveshjeve që janë nënshkruar dhe shpresoj se një marrëveshje me siguri do të arrihet”, ka thënë Bërnabiç për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

Sipas Bërnabiçit, serbët nga Kosova kërkojnë që Prishtina të fillojë zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit , të nënshkruar në vitin 2013, e cila garanton BE-në se do të respektohen të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me targat e veturave, që janë nënshkruar më herët.

“Kemi punuar shumë për ta ndërtuar Serbinë dhe pastaj Kosova e Kurti kthehen për të zgjidhur disa gjëra, të cilat janë tashmë të zgjidhura”, shtoi ajo.

Borrell të hënën ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet para datës 21 nëntor, kur hyn në fuqi masa tjetër e Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e atyre qe nuk i konvertojnë targat ilegale në ato RKS.

<span;>”Ne nuk mund të arrijmë në këtë datë pa një marrëveshje, sepse kalojmë në një nivel rreziku”, theksoi Borrell.

Prishtine Ana Bërnabiq Josep Borrell Targat ilegale

Kosova

·

15 Nëntor 2022, 08:5108:51Kosova