Aktualitet12 Gusht 2018, 07:21

 Betimet e 14 ministrave të Brendshëm 1997-2018 për ç’armatosjen, 68 milionë euro parulla të 14 OJF-ve në 21 vite dhe

Shkruar nga Pamfleti

 Betimet e 14 ministrave të Brendshëm 1997-2018 për ç’armatosjen, 68 milionë euro parulla të 14 OJF-ve në 21 vite dhe … asgjë!

Sipas raportit Polici Shqiptare-Europol, 70% e popullsisë shqiptare është e armatosur, në fshat 95% e familjeve

Krimi i rëndë në Vlorë, tregoi se me armët sheshit edhe krimi është sheshit, realitet që po ndodh pothuajse për ditë, prej çmendurisë dhe vetëgjyqësisë brenda komunitetit, duke përdorur armët që kanë në shtëpi, kafene, biznese, stane, makina e në brez.

Mbi 80% e tyre, janë armë të rrëmbyera nga depot në vitit 1997, kur policia dhe ushtria e pushtetit “Berisha”, u çarmatosën, me pasojë armatosjen popullore, që përveç 3000 viktimave të vitit 1997, prej 21 vitesh po na shkakton nga 10-15 viktima në muaj.

Sipas raportit Polici Shqiptare-Europol, 70% e popullsisë sonë është e armatosur, në fshat 95% e familjeve, ndërkohë të 14 ministrat e Brendshëm të viteve 1997-2018 e kanë nisur detyrën e tyre, me betimin “Do mbledhim armët, do çarmatosim popullin”, por rezulton se, më tepër armë e municione ka populli, se sa ka ushtria e policia.

Ja deklarimet dhe betimet e 14 ministrave të Brendshëm, për mbledhjen e armëve


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Aktualitet 68 milionë euro parulla të 14 OJF-ve në 21 vite dhe … asgjë! Betimet e 14 ministrave të Brendshëm 1997-2018 për ç’armatosjen