Kronike25 Gusht 2018, 21:08

Bilanc tragjik, 4 aksidente me 6 të plagosur vetëm pasditen e së shtunës

Shkruar nga Pamfleti
Bilanc tragjik, 4 aksidente me 6 të plagosur vetëm pasditen e së

Bilanci i aksidenteve rrugore në vendin tonë vijon të jetë tragjik. Kjo si pasojë e problemeve me sinjalistikën, mungesën e kujdesit të shoferëve dhe të këmbësorëve.

Vetëm pasditen e së shtunës kanë ndodhur katër aksidente, ku kanë mbetur të plagosur 6 persona, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Fillimisht në aksin Qafë Thanë-Librazhd një automjet doli nga rruga dhe si pasojë mbetën të plagosur tre anëtarë të një familje që udhëtonin me të. Të lënduarit kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Përrenjasit dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë dy aksidente ndodhën në aksin Fushë Krujë-Milot. Në të parin prej tyre një kamion u përplas me një veturë, pa të lënduar. Ndërsa në aksidentin e dytë kanë mbetur të plagosur tre perona, si pasojë e përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve, një me targa italiane dhe një me targa shqiptare.

Të tre të lënduarit janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Edhe në Sheq të Fierit ka ndodhur një aksident, ku janë përplasur dy automjete tip “Benz”. Një prej tyre doli nga rruga duke përfunduar mbi trotuar, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Pesë faktorët kryesorë të rrezikut dhe shkaktimit të aksidenteve fatale janë shpejtësia, alkooli, mos përdorimi i kaskës, mos vendosja e rripit të sigurimit dhe mos vendosja e ulëseve për fëmijët.

Reduktimi i vdekjeve për shkak të aksidenteve të trafikut nga 1.2 milionë deri në 600 mijë deri në vitin 2020, është një nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të përcaktuar nga OBSH.

Kronike 4 aksidente me 6 të plagosur vetëm pasditen e së shtunës Bilanc tragjik