Aktualitet21 Shtator 2019, 17:46

Bilancet e tërmetit/ Dëme të rënda materiale në Durrës e Tiranë, 26 të lënduar, fatmirësisht nuk ka viktima

Shkruar nga Pamfleti

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion zyrtar për lëkundjet e forta të tërmetit që kanë tronditur sot vendin.

Duke iu referuar Institutit të Energjisë Ujit dhe Mjedisit, MM deklaron se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë. Epiqendra ka qenë 30 km në veri të Durrësit. Në bregdet afër kepit të Rodonit. Sipas MM ky është tërmeti më i fortë në 20-30 vitet e fundit.

Ndërkohë është raportuar për dëme të mëdha në Tiranë e Durrës. Shkolla e Gjeologjikut është shkatërruar në disa pjesë të saj. Një pallat në lagjen Don Bosko ka pësuar çarje të rëndë dhe gjithë abnorët po evakuohen.

Në Durrës raportohet për disa zona të dëmtuara. Nga të dhënat e deritanishme, raportohet se nga tërmeti janë lënduar 26 persona në gjithë vendin, por fatmirësisht pa viktima. /Pamfleti

Pamfleti ju sjell dhe numrat e Emergjencave:

Per cdo emergjence ju lutem njoftoni nr unik ☎


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
 112 ose sipas nevojes:
Policia e shtetit ☎ 129,
Policia Bashkiake ☎ 042419465, Zjarrfikesja ☎128,
Urgjenca ☎ 127

Aktualitet