Showbiz 4 Gusht 2019, 01:33

Bill Gates me jaht 1.4 milionë, shijon pushimet në bregdetin e Adriatikut

Shkruar nga Pamfleti
Bill Gates me jaht 1.4 milionë, shijon pushimet në bregdetin e

Bill Gates me jaht 1.4 milionë, shijon pushimet në bregdetin e Adriatikut

Miliarderi amerikan dhe bashkëthemeluesi i Microsoftit, Bill Gates së bashku me familjen prej disa ditësh po shijon pushimet në brigjet e detit Adriatik.

Njeriu i dytë më i pasur në botë po kalon verën në qytetin bregdetar malazez të Tivatit, më saktësisht në qendrën detare-turistike të Porto Montenegro, shkruan e përditshmja podgoricase, Vijesti.

Ai raportohet se po qëndron në Hotel Regent dhe çdo ditë po shfrytëzon edhe fushat e tenisit në Porto Montenegro.

Ata që e kanë parë Gatesin dhe familjen thonë se janë njerëz shumë të thjeshtë dhe spontan gjersa i kanë parë edhe në Tivat dhe Boka Kotorska, ku po shijojnë ofertën turistike ndërsa në shtetin malazez kanë arritur me jahtin që kap vlerat e 1.4 milion dollarëve në javë.

Raportohet se 63-vjeçari ishte i impresionuar veçanërisht me bukuritë e rivierës Boka Kotorskas.

Bill Gates tashmë po punon me bashkëshorten, Melindën në punë humanitare gjersa sipas revistës Forbes, ai ka pasuri prej 95.4 miliardë dollarësh, duke e bërë atë personin e dytë më të pasur në botë pas themeluesit dhe CEO-s të Amazonit, Jeff Bezos.

Showbiz Bill Gates me jaht 1.4 milionë shijon pushimet në bregdetin e Adriatikut