Bota23 Maj 2018, 07:33

Bisedimet me Prishtinës dhe Beogradit, Aleksandra Joksimoviç: Zgjidhja e duhur është ”modeli i dy Gjermanive”

Shkruar nga Pamfleti
Bisedimet me Prishtinës dhe Beogradit, Aleksandra Joksimoviç:

Bisedimet me Prishtinës dhe Beogradit, Aleksandra Joksimoviç: Zgjidhja e duhur është ''modeli i dy Gjermanive''

Drejtoresha e Qendrës për Politikën e Jashtme në Beograd, Aleksandra Joksimoviç, thotë se tashmë është e qartë se po i afrohemi fazës përfundimtare të procesit të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe beson se zgjidhja do të jetë diku sipas modelit të “dy Gjermanive”.

Joksimoviç tregon se “ofensivë diplomatike” për çështjen e Kosovës janë edhe bashkësia ndërkombëtare, por edhe Beogradi, i cili, sipas saj, po kryen konsultime të rëndësishme me qendrat kryesore botërore. Ajo thotë se bisedimet të cilat kohët e fundit i kishte presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç me politikanët kryesorë në Evropë dhe botë, janë bërë në atë drejtim që për çështjen e Kosovës të gjendet një zgjidhje kompromisi, që do të kënaqte të gjitha palët, por edhe që do të hiqte kriterin politik nga agjenda e integrimit evropian për Serbinë.

“Kjo do të mundësonte që Serbia të përqendrohet në procesin e reformave dhe me hapa të shpejtë të lëvizë drejt integrimit evropian, ose të arrijë deri në vitin 2025 synimin strategjik të politikës së jashtme – integrimin e plotë në BE”, tha Joksimoviç, përcjell Telegrafi.

Duke folur për takimet dhe intervistat e fundit të presidentit serb, Joksimoviç pohoi se ai dërgoi një mesazh të qartë. “Mesazhi është se në Beograd ekziston vullneti politik për të lëvizur çështjen e Kosovës, që të mos mbetet një ‘konflikt i ngrirë’, por që në procesin e negociatave të jetë e kënaqur vetëm njëra palë”, tha ajo.

“Në këtë moment kemi ende një formulim që marrëveshja ligjërisht detyruese me Prishtinën është diçka që duhet të arrihet. Deri më tani, ajo ishte një copë e letrës së bardhë, por tani duket se ajo gradualisht po mbushet me skenarë të caktuar, edhe pse ende nuk janë përshkruar qartë se çfarë do mund të përmbajë ky dokument”, thotë Joksimoviç.

Megjithatë, drejtoresha e Qendrës vë në dukje, se janë të shpeshta analizat e këshillave dhe instituteve të ndryshme, që mund të jenë indikatorë se në çfarë drejtimi është duke sznuar komuniteti ndërkombëtar. “Njëra nga këto zgjidhje mbase do të inkorporohet në strategjinë përfundimtare të BE-së dhe SHBA-ve në lidhje me çështjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha Josimoviç.

Rajoni Aleksandra Joksimoviç Drejtoresha e Qendrës për Politikën e Jashtme në Beograd Prishtina dhe Beogradi