Aktualitet10 Tetor 2018, 17:05

Bixhozi trondit PS-në, Rama lëvizje urgjente kundër deputetëve e ministrave, i kalon monopolin e miliardave Olsit

Shkruar nga Pamfleti
Bixhozi trondit PS-në, Rama lëvizje urgjente kundër

Bixhozi trondit PS-në, Rama lëvizje urgjente kundër deputetëve e ministrave, i kalon monopolin e miliardave Olsit

Pasi vjedh mbi 800 milionë euro çdo vit, Rama po kap edhe tregjet më fitimprurëse në Shqipëri, për t’u siguruar edhe pasi të humbasë pushtetin

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar dje me urgjencë kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ligjin për kapjen e tregut të bixhozit përmes vëllait të tij, Olsit, i cili dyshohet se fshihet pas një kompanie turke.

Pasi vjedh mbi 800 milionë euro çdo vit me anë të tenderave, licencave, koncesioneve, tjetërsimit të pronave dhe shpërdorimeve, Rama po kap edhe tregjet më fitimprurëse në Shqipëri, për t’u siguruar edhe pasi të humbasë pushtetin. Ligji synon të grupojë dhe kufizojë pikat e bixhozit dhe lojërave të fatit, për t’i kontrolluar vetë online.

Dërgimin e ligjit e lajmëroi vetë Rama: “U nisën për parlament ligji për ndalimin në 31 dhjetor të basteve e kazinove elektronike dhe ligji për kufizimin maksimal të kontakteve të të dënuarve për krim të organizuar me botën brenda e jashtë burgut po e po”.

Tani pritet që deputetët e tij të mos e votojnë këtë ligj, pasi kanë interesat e tyre me tregun e bixhozit. Në Partinë Socialiste dhe qeveri po zhvillohet një luftë e fortë e brendshme për bixhozin. Rama kërkon që ta kontrollojë vetë me Olsin, ndërsa deputetët duan që tregu të kontrollohet nga disa duar./Pamfleti

Kryesore deputetët e PS Edi Rama Ligji i ri lojërat e fatit Olsi Rama