Ekonomi18 Nëntor 2018, 08:54

Bizneset fshehin xhiron reale, Tatimet gati të zbarkojnë në terren për kontrolle intensive, paralajmërojnë gjoba deri në

Shkruar nga Pamfleti
Bizneset fshehin xhiron reale, Tatimet gati të zbarkojnë në

Bizneset fshehin xhiron reale, Tatimet gati të zbarkojnë në terren për kontrolle intensive, paralajmërojnë gjoba deri në mbyllje aktivitetit

Dy muajt e fundit të këtij viti, për të gjithë bizneset që tregtojnë me pakicë do të ketë kontrolle intensive nga ana e strukturave të hetimit tatimor. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të nisë në terren një aksion të ri anti-informalitet në të gjithë territorin e vendit, për shkak se bizneset nuk kanë raportuar shifrën reale të xhiros, çka ka vënë në dyshim organet tatim – mbledhëse. Nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri, pohon se kontrollet do të fokusohen në lëshimin e kuponit tatimor dhe në regjistrimin e punonjësve.

“Bizneset me pakicë kanë afërsisht ¼ e shitjeve dhe qarkullimi i tyre kohët e fundit nuk ka shënuar rritjen që autoritetet presin”, thotë Curri, sipas të cilit, kontrolli do të përqendrohet në zonat ku ka një fluks më të madh biznesesh, në tregje, por edhe te sipërmarrjet në afërsi të akseve kombëtare. “Këto kontrolle do të fokuson kryesisht në qendrat kryesore të qyteteve do shtrihen gjithashtu edhe në zona ku ka intensifikim transaksionesh siç janë zonat turistike, pikat ku kryhen më shumë transaksione. Do të jenë gjithashtu akset më të rëndësishme rrugore, do jenë tregjet e shumicës dhe të pakicës”, u shpreh Curri.

Administrata tatimore parashikon që për çdo shkelje që do të konstatohet, masat ndëshkimore të jenë nga gjobë e deri në mbyllje të biznesit. Vetëm për mos lëshim të kuponit tatimor gjoba arrin në 50 mijë Lekë.

Gjysma e bizneseve, pa kupon

 Tatimet kanë konstatuar se ndër të tjera, edhe lëshimi i kuponave të shitjes nuk është sipas parashikimeve. “Ne kemi konstatuar që tatim-paguesit në fakt gjatë këtyre kohëve të fundit nuk po respektojnë detyrimet ligjore lidhur me dokumentimin e transaksioneve që ato kryejnë, sidomos me qytetarët. Shumë tatim-pagues abuzojnë duke mos lëshuar kuponin tatimor”, vijoi nëndrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri. Ndërkohë, sipas INSTAT, në Shqipëri janë rreth 107 mijë biznese aktive, pjesa dërrmuese e të cilëve është e futur në regjimin e kasave fiskale. Sakaq, përfaqësuesit e shoqatës së biznesit të vogël deklarojnë se lëshimi i kuponave bëhet vetëm nga 45-50% e subjekteve dhe kërkojnë që tatimet të mos bëjnë kontrolle selektive.

Sipas tyre, kjo ulje e faturimit ka ardhur si pasojë e përfshirjes në skemën e TVSH edhe të biznesit të vogël, me xhiro vjetore deri në 2 milionë lekë, sikurse nga ana tjetër ka dhe rënie të fuqisë blerëse. Tërheqja e kuponit tatimor, përveçse një detyrim ligjor, është edhe e drejtë e gjithsecilit. Por, jo gjithmonë ky kupon jepet nga tregtarët. Qytetarët thonë që neglizhencë më e madhe shihet tek ato dyqane ku krijohet radhë, si bizneset e fruta-perimeve apo furrat e bukës. Ndërsa supermarketet janë bizneset që gjithnjë e lëshojnë faturën tatimore. Nuk mungojnë rastet kur vetë qytetarët nuk e tërheqin kuponin tatimor. Për këtë arsye, shitësi është i detyruar t’i mbajë ato në banak si dëshmi nëse vjen kontrolli tatimor.

Ekonomi Bizneset fshehin xhiron reale paralajmërojnë gjoba deri në mbyllje aktivitetit Tatimet gati të zbarkojnë në terren për kontrolle intensive