Kronike 4 Maj 2018, 14:11

Biznesmenit në Fier i spërkasin shtëpinë me benzinë dhe i vënë flakën, si i nxori fëmijët nga ballkoni në mes të nat

Shkruar nga Pamfleti
Biznesmenit në Fier i spërkasin shtëpinë me benzinë dhe

Biznesmenit në Fier i spërkasin shtëpinë me benzinë dhe i vënë flakën, si i nxori fëmijët nga ballkoni në mes të natës

Një biznesmeni ne lagjen 15 tetori ne Fier, i vendosen flaken ne derën e shtëpisë gjate orëve te nates, ndërsa u rrezikua jeta e fëmijëve dhe pjesëtareve të tjerë të familjes.

Zjarrëvënia dyshohet për shkak të një konflikti për pronën.
Ilirjan Saliajt i kane ndezur zjarr ne derën e shtëpisë duke e sperkatur me rreth 5 litra benzine. Për shkak të zjarrit ai i ka zbritur natën fëmijët nga ballkoni në ballkon tek fqinjët në katin me poshtë.

Paraprakisht mësohet se biznesmeni ka kontradikta në lidhje me një supermarket dhe nje truall. Po punohet per gjetjen e personave me te cilet Saliaj ka konflikte dhe marrjen e deklarimeve te tyre.

Ne lidhje me personin me te cilin kane administruar marketin, të dy bashke kan ushtruar një aktivitet të përbashkët në fushen e industrisë ushqimore por për shkak se kanë falimentuar të dy kanë pretendime ndaj njëri tjetrin për shuma të mëdha lekësh, rreth 150 milion leke te vjetra.

Kronike biznesmeni Fier Zjarr