Bledi Mane: Edi Rama mbushi vendin me pederastë!

Bledi Mane: Edi Rama mbushi vendin me pederastë!

Barketharet, kokepalaret, debilat dhe servilat zgjuan nga gjumi gjendren e tyre te djallezise dhe lengun e hidhur kancerogjen e peshtyne mbi historine, doket, zakonet e nje prej racave me te vjetra ne kontinent

Shkruan Bledi Mane

PEDERASTËT E SKOCISË! Kemi nje gjendër të veçantë në organizëm. Nje gjender qe qendron e fjetur dhe herë pas herë zgjohet dhe prodhon nje lloj helmi. Helm që pavaresisht jashtëqitjes ne forma te ndryshme, serish organizmin tone demton. Ose maksimumi ndot ambientin ne nje siperfaqe te limituar. Gjendra quhet “djallëzi primitive” e cila nder shekuj e breza nuk ka pesuar ndryshime. Helmi qe buron se brendshmi, nuk kalon kurresesi neper filtrat e trurit por gjen rrugen me te shkurter dhe nepermjet ezofagut godet kordat e zërit dhe nepermjet gojes formulon lloj-lloj poshtersish…

-Po keta jane dhe pleq mo, nuk u vjen turp qe dalin me funde rrugeve si grate!
-Çfarë jane keta turista sumqima qe i kane sjelle keru ne Shqiperi?
-E mbushi vendin me pederasta ky Edi Rama!

Ofshamat dhe klithmat histerike keto dite neper Tirane e Shkoder mbyten çdo lloj lajmi tjeter. Shqiptaret harruan panairin e librit, protesten e Astirit, vrasjet, vettingun dhe te çuditur reaguan kolektivisht sepse tifozet dhe turistet skocezë vershonin rrugeve te atdheut tone duke na eksploruar e duke harxhuar paratë e tyre. Askush nga turma idiote, ta perseris dhe une, nga turma e shpellareve nuk pyeti, nuk u informua, nuk kerkoi as ne google se cilet jane keta burra dhe pse vishen me fundet tipike me kuadrata?

Barketharet, kokepalaret, debilat dhe servilat zgjuan nga gjumi gjendren e tyre te djallezise dhe lengun e hidhur kancerogjen e peshtyne mbi historine, doket, zakonet e nje prej racave me te vjetra ne kontinent. Burrat keltë, pasardhesit e vikingeve luftetare, heronjte e malesive te veriut te ishullit britanik, ata qe kane shpikur pine whiskey me teper seç konsumojme ne dhallë Lufra ndjehen krenare per origjinen e tyre dhe ende ne qindra e qindra vite vazhdojne traditen e te veshurit me fund pa brekë poshte e ti bien gajdes, vegles se tyre muzikore mijeravjeçare.

Trefishohet poshtersia e racës tone kur mendojme se jemi mikprites me mysafirin. I shajme e i perbuzim pa me te voglen arsye duke ua percaktuar edhe seksualitetin vetem prej nje veshjeje. Ne shqiptaret jemi burra, skocezët janë pederastë. I shamë e i kërdisëm mirë e mirë paradite dhe sa ra muzgu mbi Atdheun tonë, nje pjesë prej ne meshkujve arnautas iku ne Greqi ku do pallojme me lekë Jorgaqin, Sotiraqin, Papaqin dhe pjesa e burrave llafazane te Tiranes shkuan mbrapa pallatit te Kultures te Gropa e Hajdin Sejdisë per tu sajdisur me trasvestitet Anxhela dhe Nikoleta.

Para se te filloje ndeshja Shqiperi-Skoci desha të pyes pse Shqiptarët paguajnë 11 mijë paund per te emigruar ilegalisht me maune e me anije ne Glasgou e ne Edinburg te Skocise? 11 mije paund per te jetuar ne vendin e pederastëve qe veshin funde si gratë!!!



Loading...
Loading...
Loading...

ligji 35
WhatsApp Denonco tek Pamfleti