Aktualitet24 Maj 2019, 18:36

Bledi Mane: Kush është sumqimi Edi apo Lulzimi?

Shkruar nga Pamfleti
Bledi Mane: Kush është sumqimi Edi apo Lulzimi?

Bledi Mane: Kush është sumqimi Edi apo Lulzimi?Bledi Mane: Kush është sumqimi Edi apo Lulzimi?

Komunikojnë për së largu në distancë apo virtualisht njëri me arogancë e fodullëk, tjetri me hendek kulturor dhe primitivitet politik.

Shkruan Bledi Mane-Public Enemy
1./
Adoleshenca e tyre ka kaluar mes një brenge dhe pështjellimi të përbashkët. Jetonin në dy lagje të ndryshme të Tiranës por traumatizoheshin njësoj të dy nga dy personazhe të ndryshme.

Andej nga rruga “Muhamet Gjollesha”, djalin e madh të Kristaq Ramës e kishte gjetur belaja me komshiun Tut Kokëmadhi i cili sa herë e shihte nëpër lagje Edvinin, ia rrëmbente fetën e bukës ose topin e basketbollit e madje e gjuante edhe me shkelm bythëve. Në sy të shokëve të lagjes Edvini vihej në sedër dhe fillonte qante duke e kërcënuar rrugaçin se do i thoshte mamit e vraponte për në shtëpi. Nga mungesa e kurajos nuk spiunonte te mami Aneta por mbyllej në banjë dhe para pasqyrës së ndryshkur i premtonte vetes që kur të rritej do hakmerrej ndaj Tut Kaptinmadhit.


Ndryshe nga familja Rama, familja Basha e kishte banjën në fund të oborrit ngjitur me caracin. Aty mbyllej edhe Lulzim Basha sa herë ia nxinte jetën rrugaçi i lagjes së tij Çim Lopa i cili mirë që ia përlante bukën apo topin e volejbollit por e shante edhe pse ecte me shalët e ngjitura si Fatimja e Medresesë…


2./
35 vjet më vonë kur dy rrugaçët Tuti dhe Çimi janë plakur e janë lodhur nga jeta, dy viktimat e tyre Edvin Rama dhe Lulzim Basha ende janë në treg e mbeten me mungesë të theksuar kurajoje. Por pashmangshmërisht simptomat e frikës qenkan injektuar nën lëkurë e nëpër indet e viktimave dhe sot po rezatohen madje edhe në jetët tona. Ashtu si dukur, kur Edvini e Lulzimi mbylleshin në haletë e shtëpive të tyre dhe qanin para pasqyrave me madhësi të ndryshme por me reflektim të njëjtë, edhe sot mbyllur qëndrojnë në llagëmet e partive që udhëheqin. Komunikojnë për së largu në distancë apo virtualisht njëri me arogancë e fodullëk, tjetri me hendek kulturor dhe primitivitet politik.


Njëri thotë nuk kam frikë e do votoj më 30 qershor, tjetri reagon duke iu përgjigjur se do ia përvëloj zgjedhjet. Gjithësesi të jemi të ndërgjegjshëm, kërcënimet e tyre nuk na trembin dot as ne dhe as Shqipërinë që ndryshon çdo ditë, nuk stacionojnë dot të nesërmen tonë…


3./
Bleona dhe Elona janë dy kurva që shaheshin, ziheshin dhe shkuleshin prej flokësh në rrugët e Pescaras në Itali derisa një natë atyre të dyjave iu shfaq një klient amerikan. Ai i qetësoi vajzat duke shkërdhyer njëherë njërën, njëherë tjetrën dhe më në fund…ah më në fund qyteti i Pescaras ka gjetur qetësinë e munguar!

Forum