Kulture25 Mars 2019, 07:28

Bllokoi reklamat e rivalëve, Google dënohet nga BE me 1.5 mld euro

Shkruar nga Pamfleti
Bllokoi reklamat e rivalëve, Google dënohet nga BE me 1.5 mld euro

Bllokoi reklamat e rivalëve, Google dënohet nga BE me 1.5 mld euro

Gjiganti teknologjik “Google” është ndëshkuar me një gjobë prej 1.49 miliard eurosh nga Bashkimi Evropian për shkak të bllokimit të reklamave të rivalëve. Kjo është hera e tretë që kjo kompani dënohet nga BE-ja në dy vjetët e fundit.

Kjo kompani akuzohet për keqpërdorim të mbizotërimit në tregun e reklamave të internetit përmes kufizimit të palëve të treta në paraqitjen e reklamave nga viti 2006 deri në vitin 2016.

Si reagim ndaj këtij vendimi, kompania “Google” i ndryshoi kontratat me palët e treta, duke iu dhënë më shumë hapsirë atyre për shfaqjen e reklamave të kompanive rivale të kërkimit.

Kompania “Google” fiton shuma të mëdha të parave përmes reklamave në internet. Kjo kompani i ka fituar 12.6 miliardë dollarë nga reklamat në vitin 2017, ndërsa 30.7 milionë dollarë në vitin 2018.

“Google e ka betonizuar mbizotërimin e saj në reklamat e kërkimit në internet dhe e ka mbrojtur veten nga trysnia e konkurrencës përmes zbatimit të ndalesave ndaj faqeve të palëve të treta. Kjo është në kundërshtim me rregullat e BE-së”, tha komisionerja Margrethe Vestager.

Vitin e kaluar, autoriteti i konkurrencës i Bashkimit Evropian e ndëshkoi këtë kompani me një gjobë rekorde prej 4.34 miliard eurosh për shkak të përdorimit të sistemit operativ “Android” për t’i bllokuar rivalët, shkruan “BBC”.

Teknologji Bllokoi reklamat e rivalëve Google dënohet nga BE me 1.5 mld euro