Blogerja e famshme braktis Shqipërinë: E bëj për të mirën e fëmijëve të mi

Blogerja e famshme braktis Shqipërinë: E bëj për të mirën e fëmijëve të mi

Ajo është një ndër personazhet e cila shpeshherë ka dhënë mesazhe sensibilizuese për femrat. Edhe pse ekzistojnë filtrat dhe programet photoshop që mund të rregullojnë që një foto të duket sa më perfekte ajo preferon të shfaqet ashtu siç është, me bark, strija, celulit dhe nuk e pengonte aspak kjo gjë. Bëhet fjalë për Estela Ujka e cila së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin se është larguar përfundimisht nga Shqipëria. Estela ndodhet në New York me familjen dhe tregon se arsyeja për të cilën u largua nga vendi ishin fëmijët e saj. Për të ardhmen e tyre është detyruar të shkojë në New York.

“Përshëndetje miq, duhet të jem e sinqertë me ju që në New York nuk jam për NYFW por për një të ardhme më të mirë për fëmijët. Edhe pse fillimi pritet të jetë i vështirë unë nuk kam ndërmend të dorëzohem, ndaj do më duroni dhe këtej me postime simpatike. Siç është ky i radhës. Më besoni që kjo nuk është pamja e zakonshme këtu do flasim për të gjitha, por le të themi është zgjedhja ime e parë. Kjo është lagja ku jetoj dhe fotot janë realizuar me Lorest ndaj mendoj se hapin e parë e bëmë. Ju përshëndesim nga NY dhe shihemi në postimin tjetër. Ah po tani duhet të filloj të postoj dhe në anglisht”, shkruan Estela.

Loading...
error: Ndalohet ribotimi i artikullit! E drejta e autorit pamfleti.net.
WhatsApp Denonco tek Pamfleti