Ishte një fundjavë homazhesh për Maradonën në të gjithë botën, por parashikohet që emocionet më të forta vijnë nga Argjentina dhe në veçanti nga stadiumi “Bombonera” ku fati donte që të luhej ndeshja midis Boka Zhuniors dhe Newell’s Old Boys, dy nga skuadrat për të cilat argjentinasi ka luajtur.
Për ta kujtuar atë, skuadra argjentinase vendosi që secili lojtarë të vishte fanelën me emrin ‘Maradona’ dhe numrin 10 në shpinë.
Në stadium ishin disa pankarta për të përkujtuar ndarjen nga jeta të Diegos, në vendin ku Pibe de Oro ndiqte zakonisht ndeshjet, u ul Dalma Maradona, vajza e madhe e Diez. Menjëherë pas golit të parë të Cardona, të gjithë lojtarët e Xeneizes me fanellën e Argjentinës, e vendosën atë në tokë dhe filluan të duartrokisnin në kujtim të Diegos.
Një gjest që preku shumë vajzën e Maradonës, e cila shpërtheu në lot, e njëjta skenë u përsërit edhe në fund të lojës.