Sport21 Korrik 2019, 11:03

BOKS: Legjenda Pacquiao është “përbindësh”, i shkakton humbjen e parë kampionit

Shkruar nga Pamfleti
BOKS: Legjenda Pacquiao është “përbindësh”, i

Legjenda Manny Pacquiao vazhdon të shkruajë historinë e boksit edhe pse në moshën 40-vjeçare. Filipinasi mundi me vendim të ndarë amerikanin  Keith Thurman (10 vite më i ri), duke i marrë këtij të fundit titullin kampion bote të konfederatës WBA në kategorinë welterweight (66.7 kg). Thurman vinte në këtë duel si i pamposhtur me një rekord prej 29 fitoresh (22 nokaute).

Dueli filloi në mënyrë të shkëlqyer për filipinasin, i cili hodhi në tapet amerikanin me një të majtë të fuqishme në raundin e parë. Thurman u ngrit menjëherë dhe në pjesën e mbetur të raundeve filloi të fitonte terren.

Në raundin e 10-të Pacquiao i afrohet nokautit, pasi një grusht i fortë në bark dëmton dukshëm Thurman, por amerikani ia del të mbijetojë me vështirësi deri në fund të raundit. Në përfundim të duelit gjyqtarët dhanë një vendim të ndarë, ku i fituar doli 40-vjeçar, i cili shënoi 115 –  112 në dy prej kartave të gjyqtarëve, ndërsa Thurman ishte në avantazh 114 – 113 në kartën e gjyqtarit të tretë, Glenn  Feldmen.

Sport boks