Sport11 Gusht 2019, 21:14

Bomba e merkatos: Mendes do t’i bëjë superdhuratën Milanit!

Shkruar nga Pamfleti
Bomba e merkatos: Mendes do t’i bëjë superdhuratën Milanit!

Jorge Mendes është duke punuar për të veshur kuqezi Bruno Fernandes. Pasi mundësia për t’u transferuar në Premier League u shua me mbylljen e merkatos më 8 gusht, tashmë për asin e Sporting Lisbonas mbeten vetëm
kampionati gjerman, italian, francez dhe spanjoll, duke parë kostot e kartonit.

Jorge Mendes, agjenti i tij, është duke menduar seriozisht ta dërgojë te Milani, nëse këta të fundit do të mund të shisnin Suson. Fernandes do të rikthehej kështu në Serie A, teksa dikur ka veshur fanellat e Novaras, Udineses dhe Sampdorias, pikërisht aty ku e ka stërvitur trajneri aktual i “Djallit”, Marco Giampaolo në sezonin 2016-2017.

Sport Jorge Mendes Milan