Sport 4 Korrik 2018, 14:02

Bomba nga Spanja! Barcelona e përfshirë në trafik organesh

Shkruar nga Pamfleti
Bomba nga Spanja! Barcelona e përfshirë në trafik organesh

E pabesueshme, por e vërtetë. Ekipi i Barcelonës është i përfshirë në trafik organesh. Jo për një qëllim të keq, por faji ekziston. Ish-presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell, akuzohet se ka blerë ilegalisht mëlçinë që i shpëtoi jetën francezit Eric Abidal, kur ai vuante nga sëmundja. 

{ërgjimet telefonike që kanë hedhur dritë në këtë çështje janë në dorë të drejtësisë spanjolle. El Confidencial” zbulon se ekzistojnë të paktën katër përgjime telefonike që vërtetojnë fajin. Rosell ndodhet në burg për pastrim parash prej vitit 2017. Tashmë plas dhe ky skandal. 

Barcelona tregonte se mëlçia iu dhurua Abidalit nga një kushëri i tij, por gjithçka ka qenë false, pasi organi është blerë në rrugë ilegale. Përgjimet tregojnë të vërtetën e gjithë kësaj historie, duke zbuluar se për Abidalin është blerë një mëlçi në tregun ilegal të organeve njerëzore. Në tre telefonata mësohet se ka pasur një bashkëpunëtor, të quajtur Juanjo dhe që ka mundësuar blerjen e mëlçisë. 

Sport Barcelona Mëlçi