Kosova20 Nëntor 2022, 23:10

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar para takimeve që pritet t’i zhvillojë të hënën në mëngjes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Borrell ka thënë se është i nevojshëm de-përshkallëzimi i situatës.

“Unë do të thërras nesër një takim urgjent të dialogut Beograd-Prishtinë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ne kemi nevojë për de-eksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Takimet e së hënës mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e serbëve lokalë që mbajnë automjete me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

Të dielën Bashkimi Evropian ka njoftuar se të hënën do të mbahet takim i nivelit të lartë të dialogut Kosovë – Serbi.

Borrell do të presë Kurtin e Vuçiçin me fillim nga ora 8 e mëngjesit në takime ndaras, ndërsa më pas do të ketë edhe takim trepalësh.

Autoritetet në Kosovë kanë njoftuar se nga 22 nëntori do të nisin shqiptimin e gjobave prej 150 euro për shoferët në veri që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron të paligjshme.

Prishtine Albin Kurti Aleksandar Vuçiq bashkimi evropian dialogu Kosovë-Serbi Josep Borrell

Kosova