Kosova 4 Nëntor 2022, 14:29

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se BE-ja ka marrë përgjigje nga Kosova dhe Serbia për propozimin franko-gjerman.

Kështu u deklarua ai pasi arriti në Munster të Gjermanisë ku pritet të mbahet Samiti i G7-ës.

“Kemi pranuar përgjigje nga të dyja palët. Jemi duke i studiuar ato. Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë dhe Francës për këtë propozim. Mendoj se ky është një rast i mirë që duhet shfrytëzuar për t’i bërë marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, le të themi, më normale, sepse në mënyrë që të dyja të përparojnë në rrugën e tyre evropiane, ky normalizim i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm”, ka thënë Borrell.

Ai më tej njoftoi se gjatë ditëve në vijim pritet të shihet se cila është përgjigja e të dyja palëve ndaj këtij propozimi.

Për propozimin franko-gjerman, javën e kaluar ka folur presidentja Vjosa Osmani, e cila përmes një konference për media tha se kjo iniciativë do t’i shpjegohet lidershipit të Kosovës më në detaje gjatë javëve dhe muajve në vijim.

Prishtine dialogu Kosovë-Serbi Josep Borrell Propozimi franko-gjerman

Kosova