Kosova 3 Nëntor 2022, 12:07

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka njoftuar për një takim që zhvilloi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para fillimit të Samitit të Berlinit që po mbahet të mërkurën.

Borrell ka shkruar në Twitter për këtë takim, për të cilin tha se marrëveshjet e arritura në dialog duhet respektuar.

Ai më tej bëri thirrje për përmbajtje.

“Diskutuam situatën në veri të Kosovës, veprimet përçarëse, si djegiet e veturave, janë të papranueshme. Marrëveshjet e dialogut duhet respektuar. Thirrje të gjithë të veprojnë me përmbajtje. Kemi diskutuar për rrugën para drejt normalizimit”, ka shkruar Borrell.

 

Good to meet PM @albinkurti ahead of #BerlinProcess

Discussed the situation in north of Kosovo. Disruptive actions, such as burning of cars, are unacceptable

Dialogue agreements must be respected. Call on all to act with restraint

We also discussed way forward on normalisation pic.twitter.com/I4fdzD12Fm

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) November 3, 2022

Marrëveshjet që do të nënshkruhen sot në kuadër të Samitit të Berlinit do të jenë për njohjen e ndërsjellë të letërnjoftimeve, diplomave e kualifikimit profesional.

Prishtine Albin Kurti dialogu Kosovë-Serbi Joseph Borrell