Aktualitet29 Qershor 2018, 10:23

Bosi Rinasit “bombardon” Ramën: “Mos hap linja të tjera ajrore, kam monopol deri më 2025, ose 300 milionë euro në arb

Shkruar nga Pamfleti
Bosi Rinasit “bombardon” Ramën: “Mos hap linja të

Bosi Rinasit “bombardon” Ramën: “Mos hap linja të tjera ajrore, kam monopol deri më 2025, ose 300 milionë euro në arbitrazh

 “Plagë të vjetra”/Aeroporti Kukësit, prej 13 vitesh peng i koncesionit!

Pas krijimit dhe licensimit të kompanisë “Air Albania”, ka reaguar ashpër koncensionari monopol në Shqipëri “Tirana Airport Partners” (TIA), duke “bomarduar” kryeministrin Rama, me një mesazh të prerë, për mos hapur linja të tjera air-portuale në Shqipëri, madje as të mos deklarojë hapjen e aeroportit të Kukësit, apo ndërtim në Vlorë e Sarandë.

Të drejtën kontratuale të shërbimeve monopol në Shqipëri e ka vetëm “TIA”, deri në vitin 2025.

Mesazhi “predhë”, që kompania ajrore “Tirana Airport Partners” (TIA), i ka hedhur sot kryeministrit Rama është ultimatum dhe kujtesë, për gjyq në Arbitrazhin Ndërkombëtar, nëse në shërbimin ajror futen firma të tjera shqiptare ose të huaja, mbasi sipas kontratës, qiellin shqiptar e ka pronësi kjo kompani e huaj edhe për 7 vite dhe vlera minimale e gjobës ndëshkuese, mund të jetë 300 milionë euro.

Mesazhi me të cilin koncesionari “TIA” ka “bomarduar” kryeministirn Rama ka këtë tekst: “Mos hap linja tjera fluturimi, kam monopol deri më 2025, ose takohemi me gjyq në arbitrazh”, mbasi faktikisht shoqëria “Tirana Airport Partners” (TIA) ka një kontratë të lidhur me shtetin shqiptar në vitin 2004 dhe ak nisur zbatimin në janar 2005, ku përcaktohet monopoli i saj absolut: “Asnjë linjë tjetër ajrore, ose pistë e aeroport tjetër në Shqipëri, nuk mund të përdoret për qëllime transporti civil komercial për 20 vjet (2025).

Nga ana e saj, qeveria shqiptare garanton koncesionarin në këtë kontratë, me këtë detyrim zyrtar: – Përveçse me koncesionarin “Tirana Airport Partners” (TIA), gjatë periudhës 20 vjeçare 2005-2025 të përcaktuar në kontratë, qeveria shqiptare nuk do të licensoj, nuk do të autorizoj dhe nuk do të operoj me asnjë linjë ajrore dhe në asnjë aeroport tjetër brenda territorit të Republikës së Shqiprisë, për fluturime ndërkombëtare tregtare (kargo dhe pasagjerë), me përjashtim të ngritje-uljeve emergjente”.

Leja e dhënë prej qeverisë, ka shqetësuar koncesionarin monopol të Rinasit, i cili sipas kontratës quhet “pronar” i qiellit shqiptar edhe për 7 vite të tjera, ndërkohë që me këtë koncesion të dhënë nga shteti shqiptar, prej 13 vitesh ai nuk lejon të hapet as Aeroporti “Zajed Bin Sulltan Al-Nahyan” në Kukës, i lënë gërmadhë qysh prej muajit mars 2003, ndërtuar me 22 milionë dollarë.

Kujtojmë, që Hungaria ka 24 aeroporte, nga këto 17 ndërkombëtare, Maqedonia ka 2 aeroporte ndërkombëtare në Shkup dhe Ohër, ndërsa Shqipëria ka 2 aeroporte ndërkombëtare në Rinas e Kukës, por prej 13 vitesh, shteti shqiptar lejon të shërbehet vetëm në Rinas dhe vetëm nga një kompani, mbasi kështu është bërë pazari me… koncesionarin monopol!/Pamfleti

 

Kryesore “Mos hap linja të tjera ajrore Bosi Rinasit “bombardon” Ramën kam monopol deri më 2025 ose 300 milionë euro në arbitrazh