Bota21 Maj 2024, 17:15

Sulm, komplot apo dështim? Nga përfshirja e Azerbajxhanit te hipoteza e Mossad, dyshimet për vdekjen e presidentit iranian

Shkruar nga Pamfleti
Sulm, komplot apo dështim? Nga përfshirja e Azerbajxhanit te hipoteza
Presidenti iranian Ebrahim Raisi

Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi ngre të gjitha llojet e dyshimeve.

Ndërsa regjimi pretendon se vdekja e presidentit ishte një aksident, shumë aludojnë se komploti i një operacioni të Mossad-it apo kundërshtarëve të brendshëm është shkaku i rrëzimit të helikopterit që solli vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi.

Megjithatë, ka ekspertë të cilët hedhin poshtë këtë tezë.

Vdekja e presidentit iranian Ebrahim Raisi ngre dyshime, versione, spekulime dhe hipoteza të shumëllojshme, ndaj të vërtetës së çfarë ndodhi në helikopterin ku ishte presidenti dhe ministri i Jashtëm, Amir-Abdollahian dhe persona të tjerë që e shoqëronin, të cilët ktheheshin nga një vizitë në kufi me Azerbajxhanin, më 19 maj.

Rrëzimi i helikopterit

Në një njoftim zyrtar u tha se një problemi teknik dhe kushtet e këqija të motit bënë që helikopteri të rrëzohej.
Aktualisht, regjimit i intereson të përjashtohet mundësia e shkelje e sigurisë ose ndërhyrja e një dore vrasëse.
Republika Islamike duhet të shqetësohet për ndryshimet që do të vijnë në qeveri ndërsa ndërkombëtarët presin me interes për të ditur të vërtetën e vdekjes së presidentit.

Sulm, komplot apo dështim? Nga përfshirja e Azerbajxhanit te hipoteza
Helikopteri që Raisi po udhëtonte në kufirin midis Iranit dhe Azerbajxhanit

Dyshimet

Sapo u humb kontakti me helikopterin, burimet zyrtare belbëzuan. Ulje “e vështirë”, “po kërkojmë” etj. Dyshime për shkak të një sërë faktorësh, të theksuara edhe nga Jason Rezaian, një gazetar iranio-amerikan nga Washington Post. Gazetarët e dinin se çfarë kishte ndodhur, por e paraqitën ngjarjen dramatike në interes të tyre.

A mund të ketë qenë një operacion i Mossad-it?

Teza e "komplotit", e operacionit të Mossad-it apo e kundërshtarëve të brendshëm aludohet nga shumë njerëz.
Ata që janë larguar nga vendi e mbështesin, pjesë të teokracisë nuk e përjashtojnë si mundësi, iranianë që e konsiderojnë Izraelin të aftë për çdo gjë dhe të infiltruar mirë e konsiderojnë si të mundshme, ndërsa ata që janë të lodhur nga regjimi e shpresojnë këtë.

Por, vetë fakti që kjo është një mundësi që dyshohet si shkak i vdekjës së presidentit Ebrahim Raisi, është një shenjë negative për një pushtet që ka imponuar kontroll të hekurt.

Por, skenari i sabotimit mbështetet nga ata në shtetin hebre që kërkojnë një rikthim pas sulmit të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi, por që, për shumë, u konceptua se u realizua me ndihmën e mullahëve.

A ka gisht Azerbajxhani?

Reagimi i Azerbajxhanit për vdekjen e presidentit po përflitet gjerësisht. Raisi po kthehej nga një takim me liderin e Azerbajxhanit Aliev, u shkrua për praninë e agjentëve izraelitë përtej kufirit, Teherani ka akuzuar vazhdimisht fqinjët e tij për fshehje të veprimeve armiqësore, ndërsa Tel Aviv e mohoi.

Sulm, komplot apo dështim? Nga përfshirja e Azerbajxhanit te hipoteza
Pamje nga rrëzimi i helikopterit

Eksperti që përjashton përgjegjësinë izraelite

Një analizë në Haaretz nga gazetari Yossi Melman, një ekspert i spiunazhit dhe i luftës së fshehtë kundër Iranit, duket se heq përgjegjësinë nga Izraeli, edhe në rastin ku Mossad studionte nëse duhej eliminuar një kryetar shteti armik.

Është e lehtë të pretendosh se diçka nuk ka shkuar mirë kur ngjitesh në një mal të fshehur nga muri i mjegullës.
Nuk ka siguri, nuk do të ishte e çuditshme nëse vdekja mbetet mister, teksa do të shkruajnë dhe aludojë për tragjedinë pranë kufirit me Azerbajxhanin.

Duke iu përgjigjur tërthorazi atyre që aludonin, ambasadori iranian në Moskë, Kashem Jalali tha se do të presë deri në përfundimin e hetimeve, e cila mund të ndryshojë gjithçka pas asaj që hetuesit do të zbulojnë./ Përshtati: "Pamfleti", Nga: "Corriere della Sera"