Bota22 Prill 2024, 10:07

Sulm terrorist në Jerusalem, plagosen disa persona (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulm terrorist në Jerusalem, plagosen disa persona (Video)

Momente tmerri janë shënuar pak orë para festës së Pashkëve hebre në Jerusalem.

Siç raportohet nga mediat e huaja, një sulm terrorist ka lënë të plagosur tre persona, të cilët ishin duke ecur në rrugë, kur u përplasën dhe u hodhën në ajër nga një mjet.

Më pas pasagjeri nxori një automatik të improvizuar “Carlo” për të gjuajtur, por arma duket se u bllokua.
Më pas hodhi armën dhe u larguan me shpejtësi me mjetin e tyre, ndërkohë që autoritetet izraelite kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e tyre.