Kosova22 Prill 2024, 10:31

Anëtarësimi i Kosovës në KiE përçan Greqinë, ministri i Jashtëm kritikon ashpër Bakojanin: Do të abstenojmë, nuk e njohim si shtet

Shkruar nga Pamfleti

Anëtarësimi i Kosovës në KiE përçan

Raporti i Dora Bakojanis në Këshillin e Evropës, për Kosovën, i cili u miratua më 16 maj, me 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenime, ka rindezur debatet në Athinën zyrtare.

Ministri i Jashtëm, Giorgos Gerapetritis, e ka kritikuar ashpër raportin e Bakojanis ku vlerësohet se Kosova i plotëson kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Sipas tij, mendimi i komisionit kompetent të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe seancës plenare të Asamblesë Parlamentare, i cili vendosi pozitivisht për hyrjen e Kosovës në organizatë “është jo i detyrueshëm”.

“Organi vendimtar për rastin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është Këshilli i Ministrave, i cili do të mblidhet më 16 maj dhe do të vendosë. Pavarësisht qëndrimit që është shprehur si në nivel të raportit të Komisionit ashtu edhe në nivel të Asamblesë Parlamentare – e cila, e përsëris, përbëhet nga deputetë, jo nga qeveritë e shteteve anëtare – pozicioni i Greqisë mbetet i qëndrueshëm dhe i pandryshuar”, thekson Gerapetritis.

Ai tha se Greqia do të abstenojë nga votimi.

Duke vijuar më tej Gerapetritis flet edhe për kthimin e pronave të manastirit serb.

“Ndonëse një nga çështjet themelore që ishte ngritur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës si kusht, që ishte kthimi i pronave të manastirit serb, u përmbush, disa nga çështjet themelore ende nuk janë plotësuar, e mbi të gjitha krijimi i Unionit të Komunave Serbe në Kosovë. Greqia mbetet në politikën e saj të jashtme parimore. Ne nuk e ndryshojmë mendimin tonë nëse nuk ndryshojnë faktet mbi bazën e të cilave janë marrë vendimet. Ne inkurajojmë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe duam zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve. Prandaj, në këtë fazë qeveria greke do të abstenojë nga ky votim”, është shprehur Gerapetriti .

Nga ana e saj Dora Bakojanis u përgjigjet gjithë regimeve me një artikull të saj të botuar tek gazeta “To Vima” e së dielës titulluar “Tre mite për Kosovën dhe raportin” ku ndër të tjera thotë se ky raport nuk sjell njohjen e Kosovës nga ana e Greqisë, pasi i përgjigjet vetëm pyetjes nëse Prishtina i plotëson disa kushte themelore për të hyrë në organizatë dhe nuk është kërkuar asnjë vlerësim nëse Kosova është shtet apo jo, sepse kjo është e drejtë ekskluzive e qeverive të shteteve anëtare.

dora bakojanis giorgos gerapetritis kosova