Bota30 Nëntor 2023, 17:51

Diplomacia e “dështuar” e Blinken-it nuk bind Netanyahun, Izraeli i vendosur për të vazhduar luftën në Gaza!

Shkruar nga Pamfleti

Diplomacia e “dështuar” e Blinken-it nuk bind Netanyahun,

Përpjekjet diplomatike të SHBA-së për të ndalur konfliktin në Lindjen e Mesme, duket se nuk po rezultojnë tepër të suksesshme.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nisi sot vizitën e tij të tretë në Lindjen e Mesme që nga sulmet e 7 tetorit.  Sot pasdite, ai u takua me presidentin palestinez Mahmud Abbas në zyrën e tij në Ramallah, në Bregun Perëndimor.

Ai u takua me Benjamin Netanyahun dhe kabinetin e tij të luftës më herët në Jerusalem përpara se të udhëtonte për të takuar Abbasin, i cili ka udhëhequr Autoritetin Palestinez që nga viti 2005.

Zëdhënësi i tij tha se Blinken u tha udhëheqësve izraelitë se ata duhet të sigurojnë që civilët palestinezë në Gazën jugore të jenë të sigurt dhe nevojat e tyre humanitare të plotësohen përpara se të rifillojnë operacionet ushtarake atje.

Matthew Miller shtoi se Blinken kërkoi që të ndërmerren hapa të menjëhershëm për t'i mbajtur përgjegjës kolonët e dhunshëm hebrenj për sulmet ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor.

Sekretari Blinken përsëriti se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj hapave të prekshëm për të avancuar një shtet palestinez që jeton në paqe, liri dhe siguri së bashku me Izraelin”, tha zëdhënësi Matt Miller.

Nga ana tjetër përkundrejt pretendimeve të zëdhënësit të Blinken, Benjamin Netanyahu lëshoi më vonë një deklaratë ku thoshte se ishte i vendosur që të eliminonte Hamasin dhe se kishte informuar Blinkenin për këtë.

"Sapo përfundova një takim me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken, pak pasi vrasësit e Hamasit vranë izraelitët këtu në Jerusalem, dhe i thashë: Ky është i njëjti Hamas. Ky është i njëjti Hamas që kreu masakrën e tmerrshme më 7 tetor , i njëjti Hamas që përpiqet të na vrasë kudo. Unë i thashë atij: Ne u betuam dhe u betova që të eliminojmë Hamasin. Asgjë nuk do të na ndalojë. Ne do të vazhdojmë këtë luftë derisa të arrijmë tre qëllimet - të lirojmë të gjithë pengjet tanë, të eliminojmë plotësisht Hamasin dhe të sigurojmë që Gaza të mos përballet më kurrë me një kërcënim të tillë", tha Netanyahu në deklaratën e tij.

Përpjekjet diplomatike të SHBA-së për të ndalur konfliktin në Lindjen e Mesme, duket se nuk po rezultojnë tepër të suksesshme. Madje dhe armëpushimi i arritur deri më tani, duket se po rrezikohet nga aktet dhe sulmet sporadike që po bëhen nga të dyja krahët. Një rinisje e luftimeve do të ishte katastrofike për banorët e Gazës dhe një telash i madh ndërkombëtarë për SHBA dhe Izraelin.

blinken shba izraeli palestina