Bota13 Prill 2024, 22:10

E gjithë bota në ankth/ Irani sulmon Izraelin, nis qindra dronë kamikazë

Shkruar nga Pamfleti
E gjithë bota në ankth/ Irani sulmon Izraelin, nis qindra dronë
Foto ilustruese

Izraeli bëhet gati për luftë, vë në gatishmëri totale ushtrinë

E gjithë bota mban frymën. Irani ka nisur një sulm ajror ndaj Izraelit, duke rritur frikën e një konflikti madhor.

Mediat arabe raportojnë se pak më parë janë nisur qindra dronë kamikazë nga Irani drejt Izraelit.

Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, nga Irani janë nisur nga 50 deri në 100 dronë vetëvrasës. Të njëjtat raporte vlerësojnë se ata do të mbërrijnë në Izrael në orët e para të mëngjesit, rreht orës 7.30 (6.30 me orën tonë).

Po ashtu kanali televiziv izraelit “Channel” 12 njoftoi se dhjetëra dronë u ngritën nga territori iranian. Eksperti i intervistuar nga “Channel 12”, ish gjenerali Amos Yadlin, pohon se dronët janë të pajisur me 20 kilogramë eksploziv, por se forcat izraelite janë gati t'i rrëzojnë. Po shtu kjo u konfirmua dhe nga ushtria izraelite.

Duke dhënë një deklaratë televizive, zëdhënësi i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari thotë se Izraeli është "mirë i përgatitur" për sulmin. "Ne jemi përgatitur për skenarë të ndryshëm paraprakisht. Për të kapur dronët, ne kemi sistemet e mbrojtjes si nga marina ashtu edhe nga forcat ajrore në disa shtresa", shton ai.

Ai shpjegon se avionët pa pilot do të duan "disa orë" për të arritur në Izrael dhe sirenat do të bien nëse ndonjë zonë është nën kërcënim.

"Ne do të përpiqemi t'i pengojmë ata të arrijnë territorin izraelit, kjo është detyra jonë" thotë ai. "Nëse ata hyjnë në hapësirën ajrore izraelite, atëherë do të dëgjoni sirena dhe alarme kudo që të hyjnë këto kërcënime dhe ne do t'i përgjojmë", shtoi ai.

Nga ana tjetër ushtria izraelite është vënë e gjitha në gatishmëri lufte. Izraeli po "monitoron nga afër një sulm të planifikuar" nga Irani dhe aleatët e tij në rajon, tha ministri i Mbrojtjes i vendit.

Yoav Gallant tha se izraelitët duhet të marrin parasysh çdo urdhër që mund të lëshohet nga Komanda e Frontit të Brendshëm të ushtrisë. Komanda e Frontit të Brendshëm ka ndryshuar gjithashtu udhëzimet e saj mbrojtëse, duke ndaluar aktivitetet edukative në të gjithë vendin dhe duke kufizuar tubimet në hapësira të hapura në 1,000 njerëz.

Duke njoftuar masat në një konferencë televizive, zëdhënësi kryesor ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari tha se dhjetëra avionë luftarakë ishin në ajër si pjesë e gjendjes së gatishmërisë. 

"Forcat e ushtrisë janë të përgatitura shumë fuqishëm në sulm dhe mbrojtje dhe në një dislokim të gjerë", tha ai.

Udhëtimet shkollore dhe aktivitetet e tjera rinore të planifikuara për ditët në vijim, fillimi i festës së Pashkës, gjithashtu janë ndaluar nga Komanda e Frontit të Brendshëm. /Pamfleti