Bota26 Shkurt 2024, 17:42

“E vrava unë”, 17-vjeçari pranon se ka masakruar Bledar Dedjan; ishte pjesë e rrjetit të prostitucionit

Shkruar nga Pamfleti

“E vrava unë”, 17-vjeçari pranon se ka masakruar Bledar

Gjykata e të Miturve në Venecia ka lënë në burg 17-vjeçarin që akuzohet për vrasjen e shqiptarit 39-vjeçar, Bledar Dedja, më 20 janar.

Pas marrjes në pyetje mësohet se 17-vjeçari e ka pranuar që ka kryer krimin, megjithatë shumë pika mbeten ende të paqarta, përfshirë edhe shkaqet që çuan në vrasjen e tij.

Sipas asaj që u zbulua, 17-vjeçari ka pasur një takim me viktimën ditën e vrasjes.

Të dy kanë qenë në sheshin në Paderno del Grappa, e më pas janë larguar me makinën e viktimës drejt një korsije në Via dei Carpini, një zonë e izoluar e njohur si një pikë takimi për çiftet.

Pas vrasjes së kryer me 20 goditje me thikë kuzhine, njëra prej të cilave ka goditur për vdekje Bledar Dedjan, duke i shpuar mushkëritë dhe duke i shkaktuar hemorragjinë, djali mesa duket ka hequr qafe armën, çelësat e makinës së shqiptarit dhe disa veshje që ishin lyer me gjak. Por gjatë sulmit, ai pësoi një plagë me thikë në dorë, një prerje të thellë midis gishtit të madh dhe gishtit tregues.

Pasi u nis në këmbë nga Via Dei Carpini, ai është filmuar nga një videokamerë e dytë teksa i kërkonte autostop një kalimtari vendas (të cilit iu sekuestrua edhe makina për hetim) i cili e ka shoqëruar deri në stacionin e autobusit. Në këtë pikë gjurmët e tij humbasin derisa ai rishfaqet në një dhomë të urgjencës lokale për të trajtuar dorën e tij.

Por prova përfundimtare dhe vendimtare doli vetëm kur i zhbllokohet celulari i dytë i Bledarit, ai që dyshohet se kishte përdorur për të organizuar “jetën e dytë” pa dijeninë e familjes, të përbërë nga kontakte dhe takime të fshehta seksuale me persona të tjerë.

Madje, në mesazhe janë gjetur gjurmë të qarta kontaktesh mes 17-vjeçarit dhe Dedja-s, duke përfshirë me sa duket mesazhin me të cilin ishte caktuar takimi përfundimtar.

“Po, isha unë”, ka pranuar autorësinë 17-vjeçari, por nuk ka thënë asnjë fjalë për motivin.

Djali kishte rreth një vit që kishte lidhje me Bledar Dedja, të cilin e takoi gjatë një periudhe ndërrimi shkollë-punë në vendin ku punonte 39-vjeçari. Hipoteza është se i riu kishte përfunduar në një rrjet prostitucioni, mes të cilëve edhe të mitur.

Ndoshta donte të dilte nga ajo punë dhe Bledari mund ta kishte shantazhuar, duke e kërcënuar se do t’i tregonte gjithçka familjes së tij. Dhe për këtë arsye 17-vjeçari ishte paraqitur në takimin e fundit me thikën me të cilën vendosi të vriste shqiptarin.

bledar dedja