Bota18 Prill 2024, 13:46

Komplekse luksoze dhe pishina, zbulohet pasuria e sekuestruar e ish-kryeprokurorit special (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Komplekse luksoze dhe pishina, zbulohet pasuria e sekuestruar e

Një kompleks luksoz i rrethuar, brenda të cilit ndodhen të paktën tre shtëpi dhe një pishinë, mendohet se është pasuri e vënë nga ish-kryeprokurori special i Malit të Zi, Milivoje Katniç dhe ish-zyrtari i lartë i policisë, Zoran Lazoviç.

Po ashtu, pasuri e tyre janë edhe të tjera shtëpi, apartamente e madje edhe një qilar i shtrenjtë vere.

Prokuroria ka nisur hetimin për pasurinë e tyre dhe ka zbuluar se ata kishin vendosur prona në emra të tjerë.

Hetimi pasuror nisi pasi më herët, Katniç dhe Lazoviç u arrestuan me akuzën se kanë ngritur një grup të organizuar kriminal.

Ata përdornin pushtetin e tyre për të mbështetur kriminelë të rrezikshëm të Malit të Zi dhe Serbisë, përkundrejt përfitimeve monetare.

Autoritetet thonë se kur të mbarojë përfundimisht hetimi pasuror, do publikohet lista e plotë e pasurive të dy ish-zyrtarëve të lartë.