Bota16 Qershor 2024, 13:49

Lufta në Gaza, lideri i Hamasit: Të gatshëm për marrëveshjen, në përputhje me planin e Biden!

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Gaza, lideri i Hamasit: Të gatshëm për

Udhëheqësi më i lartë i Hamasit brenda territorit palestinez Ismail Haniyeh, tha se përgjigja e ndaj propozimit të fundit për një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës është në përputhje me parimet e përshkruara në planin e presidentit amerikan Joe Biden.

“Hamasi dhe grupet palestineze janë gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që kërkon një armëpushim, tërheqje nga Rripi, rindërtimin e asaj që u shkatërrua dhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse shkëmbimi”, tha Haniyeh në një fjalim me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke aluduar në shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë.

Më 31 maj, Biden i paraqiti një propozim trefazor izraelit i cili do të përfshinte negocimin e një armëpushimi të përhershëm në Gaza në këmbim të pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë.

Egjipti dhe Katari, të cilët së bashku me SHBA-në janë duke negociuar mes Hamasit dhe Izraelit, thanë më 11 qershor se kishin marrë një përgjigje nga organizatat palestineze për planin amerikan, por nuk zbuluan detaje.

Dhe megjithëse Izraeli ka njoftuar se Hamasi ka refuzuar elementët kryesorë të planit të SHBA, udhëheqësi i Hamasit tha për Reuters se ndryshimet që po kërkon organizata nuk janë të rëndësishme.

Biden u shpreh javën e kaluar se ai nuk pret që të arrihet një marrëveshje për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në të ardhme të afërt, teksa shtoi se Hamasi duhet të ndryshojë qëndrimin e tij në mënyrë që të jetë më afër propozimit izraelit të mbështetur nga SHBA.