Bota25 Qershor 2024, 19:13

Mesazhi i fortë që vjen nga Kenia/ Qytetarët i vënë zjarrin Parlamentit dhe mbushin rrugët për të bllokuar rritjen e taksave (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Mesazhi i fortë që vjen nga Kenia/ Qytetarët i vënë

Një mesazh i qartë vjen nga Kenia për ata politikanë që vetëm abuzojnë në kurriz të qytetarëve. Mijëra qytetarë dolën në protesta dhe kanë djegur Parlamentin në kryeqytetin Nairobi, pas planeve të qeverisë për të rritur taksat.

Jashtë Parlamentit janë dëgjuar të shtëna dhe ka pasur edhe të vdekur mes demonstruesve. Numri i viktimave nuk është ende i qartë dhe nuk ka vlerësime zyrtare, sipas mediave janë të paktën 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Disa deputetë arritën të largoheshin nga godina, ndërsa të tjerëve iu desh të strehoheshin në bodrumin e godinës.

Mesazhi i fortë që vjen nga Kenia/ Qytetarët i vënë

Oficerët e sigurisë u vendosën në disa rrugë në qendër të qytetit dhe u përpoqën të shpërndanin turmat me ujë dhe gaz lotsjellës. Oficerët e policisë hapën zjarr mbi turmën: si plumba gome ashtu edhe plumba të vërtetë u qëlluan pasi turma filloi të përparonte në zonën e biznesit duke hedhur gurë.

Protestuesit arritën të hyjnë në kompleksin e Parlamentit dhe një pjesë e godinës është në flakë. U sulmua edhe zyra e guvernatorit Johnson Sakaja dhe zyra të tjera administrative. Disa automjeteve të parkuara në Gjykatën e Lartë të Kenias u dogjën.

Mesazhi i fortë që vjen nga Kenia/ Qytetarët i vënë

Në Nairobi, protestuesit janë kryesisht të rinj me flamuj kenianë, bilbila dhe vuvuzela dhe përparojnë duke bërtitur: "Ne jemi paqësorë ", por skenat e dhunës shpërthyen në kryeqytet. "Ne duam të mbyllim Parlamentin dhe çdo deputet duhet të shkojë dhe të japë dorëheqjen", i tha Reuters protestuesi Davis Tafari, i cili po përpiqej të hynte në Parlament . “Do të kemi një qeveri të re”, shtoi ai.

Mesazhi i fortë që vjen nga Kenia/ Qytetarët i vënë

Në mesin e protestuesve ishte aktivistja, sociologia dhe gazetarja Rita Auma Obama, gjysmë motra e ish-presidentit amerikan Barack Obama, e cila u godit nga gazi lotsjellës i hedhur nga forcat e sigurisë. “Nuk shoh më, më qëlluan me gaz lotsjellës”, denoncoi Obama në një intervistë të drejtpërdrejtë me transmetuesin amerikan CNN.

Protestat po zhvillohen në rreth 30 nga 47 qarqet e vendit. Demonstrata të tjera u zhvilluan në mënyrë paqësore, pa asnjë kundërshtim nga policia, në disa qytete të tjera, duke përfshirë bastionet e opozitës në Mombasa (në lindje) dhe Kisumu (në perëndim), Eldoret (në perëndim), një qytet i madh në Rift Valley , rajoni i origjinës së Presidentit Ëilliam Ruto, Nyeri (në jugperëndim) dhe Nakuru (në qendër), sipas mediave lokale.

Mesazhi i fortë që vjen nga Kenia/ Qytetarët i vënë

Mobilizimi drejtohet nga të rinjtë që kërkojnë nga parlamentarët të refuzojnë propozimin për rritjen e taksave që përmban ligji i buxhetit. Qeveria nga ana e saj ka mbrojtur masat duke thënë se ato janë të nevojshme për financimin e programeve të shpenzimeve dhe uljen e barrës së borxhit. Megjithatë qeveria është tërhequr nga disa nga masat më të diskutueshme, duke përfshirë taksat e propozuara për bukën, vajin e gatimit dhe pronësinë e automjeteve , por protestuesit thonë se kjo nuk mjafton dhe po bëjnë thirrje që ligji të tërhiqet plotësisht. Shumë po bëjnë thirrje gjithashtu për dorëheqjen e Presidentit William Ruto. /Pamfleti

Mesazhi i fortë që vjen nga Kenia/ Qytetarët i vënë