Bota14 Prill 2024, 00:30

Pas SHBA dhe Francës ngre avionët edhe Britania, Irani mesazh Uashingtonit të qëndrojë jashtë

Shkruar nga Pamfleti

Pas SHBA dhe Francës ngre avionët edhe Britania, Irani mesazh

Pas Francës, uftëtarët e forcave ajrore amerikane dhe britanike po marrin pjesë në aktivitete të vazhdueshme mbi Jordani për të kapur dronët iranianë. Këtë e ka bërë të ditur televizioni izraelit “Channel 12”.

Në fakt, dronët iranianë aktualisht po kalojnë hapësirën ajrore jordaneze dhe siriane përpara se të arrijnë në Izrael dhe po përgjohen nga sistemi i mbrojtjes izraelite në bashkëpunim me forcat amerikane dhe britanike.

Ndërsa ekspedita iraniane në OKB ka kërcënuar: “Është një konflikt mes Iranit dhe Izraelit, SHBA-të duhet të qëndrojnë jashtë tij. Veprimi iranian ishte në përgjigje të agresionit të Damaskut. Nëse Izraeli bën më shumë gabime, përgjigja iraniane do të jetë dukshëm më e keqe”.