Bota13 Prill 2024, 16:01

Pse mesazhi i Iranit për aleatët e Izraelit ka në bazë kaosin?!

Shkruar nga Pamfleti

Pse mesazhi i Iranit për aleatët e Izraelit ka në bazë

Rrëmbimi i anijes izraelite me mallra, nuk ishte një pirateri e thjeshtë detare. Ajo ishte një paralajmërim nga një shtet i madh i cili do të ishte sanksionuar në nivelet më të larta në Teheran.

Në ditën për diell, komandot nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike, rrëmbyen një anije në ngushticën e Hormuzit, rrugë ujore përmes së cilës kalojnë çdo ditë sasi shumë të mëdha nafte dhe gazi.

Nëse kjo ngushticë do të mbyllej, do të sillte pasoja shumë të mëdha për tregtinë globale, me pak fjalë do të shkaktonte kaos.

Pse iranianët e kanë bërë këtë? Epo, koha është gjithçka.

Anija, MSC Aries, është me flamur portugez, por është e lidhur me Zodiac Maritime, e cila është pjesë e portofolit të miliarderit izraelit Eyal Ofer.

Tensionet midis Izraelit dhe Iranit tashmë janë jashtëzakonisht të larta. Inteligjenca amerikane madje pretendon se shumë shpejt mund të ndodhë një sulm me raketa iraniane ndaj Izraelit si hakmarrje për sulmin e konsullatës së Damaskut.

Marrja e anijes nuk ka gjasa të sjellë një përgjigje ushtarake, por sinjalet që dërgon janë të qarta.

Është një provokim për Jerusalemin, por është gjithashtu një mesazh për aleatët e Izraelit se Irani mund të shkaktojë kaos duke mbyllur ngushticën e Hormuzit.

Në këtë kuptim, është një projeksion i fuqisë iraniane dhe një paralajmërim se qëndrimi me Izraelin mund të sjellë pasoja.

 

izrael iran