Bota16 Qershor 2024, 10:52

Samiti i Paqes për Ukrainën, liderët botërorë marrëveshje për të dënuar pushtimin rus

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i Paqes për Ukrainën, liderët botërorë

Dhjetëra liderë botërorë shpresojnë se do të arrijnë marrëveshje për të dënuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, në ditën e dytë dhe të fundit të samitit për paqe në Zvicër.

Mungesa e Rusisë dhe e Kinës në Samitin për Paqe Globale, që u iniciua nga Ukraina, i ka zbehur shpresat për shanset për armëpushim.

Në prag të samitit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin propozoi kushte të ashpra për një armëpushim, i cili kërkoi që Ukraina t’ia dorëzojë katër rajone jo vetëm në pjesët e okupuara nga forcat pushtuese ruse, por edhe rajonet e kontrolluara nga Ukraina.

Këto kërkesa u hodhën poshtë menjëherë nga Kievi dhe nga mbështetësit e tij perëndimorë.

Duke folur në samitin që po mbahet në resortin Burgenstok presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se “ne kemi arritur sukses në rikthimin e idesë se përpjekjet e përbashkëta mund ta ndalin luftën dhe të sjellin paqen”.

Mes pjesëmarrësve në këtë samit është nënpresidentja amerikane Kamala Harris, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron.